Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

353 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri, stop kilometer-matesit: ne dyshim Guarin, Kovacic nderkohe eshte i gatshem.

Mazzarri, stop kilometer-matesit: ne dyshim Guarin, Kovacic nderkohe eshte i gatshem.
Ardis
  • On 12/09/2013, 23:46

Edhe nje raund, edhe nje gare. Kesaj here, ka mbaruar. Walter Mazzarri aktivizon kronometrin e tij, gara kunder Juventusit ka filluar. Kilometer-matesi i kombetareve neper bote me kombetaret e tyre tashme eshte ndalur: 149,098, shpjegon Gazzetta dello Sport. Midis tyre kane luajtur te pakten 90 minuta, si Guarin, dikush eshte spostuar aq shume saqe nuk arriti te shijoje fushen si puna e Alvaro Pereiras. Te gjithe kane hyre ne baze, fatmiresisht pa demtime. Vetem shume lodhje per te rekuperuar, dhe mbase tre dite per te rekuperuar energjite jane pak.

Ja perse Mazzarri eshte i tunduar nga idea Kuzmanovic. Serbi ka qendruar ne Pinetina dhe eshte stervitur shume mire kete jave, do te ishte zevendesuesi ideal per Guarin i clli mund te futej ne fushe ne pjesen e dyte te lojes per te dhene kontributin e tij. Asnje problem per Kovacic, i cili ka perfituar nga keto ndeshje me kombetaren per te testuar veten mbas goditjes qe pesoi ne shpine ne ndeshjen kunder Catanias. Mbi 150 minuta te luajtura, dhe nje stervitje e mire dje ne Milano. Ne sulm, Milito eshte gjithmone me afer grumbullimit. Nuk do te luaje si titullar, aty do te jete Rodrigo Palacio, mbas ndeshjes me Argjentinen bashke me Campagnaro dhe Alvarez. Edhe per ta kilometer-matesi ka ndaluar, kane udhetuar shume dhe mbi te gjitha kane luajtur. Por Mazzarri nuk ka frike, do ti testoje kushtet fizike te te gjitheve dhe do te vleresoje skuadren me te mire per hedhur ne fushe. Inter-Juve tashme ka filluar, kronometri po vazhdon te numeroje…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.