Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,603 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Kam nje detyre. Icardi super, ndersa lojtari i madh, Chivu, Zuniga..”

Mazzarri: “Kam nje detyre. Icardi super, ndersa lojtari i madh, Chivu, Zuniga..”
Ardis
  • On 11/07/2013, 13:23

Konferenca e pare e shtypit nga pregatitja e Pinzolos per Walter Mazzarrin. Shume merkato por jo vetem per trainerin zikalter, i cili ka nje skuader te re per te ndertuar. inter.al ju sjell ne gjuhen shqipe konferencen e plote te teknikut te ri zikalter.

Cilat jane emocionet qe provohen ne Pinetina? Si jane cunat?

“Kam bere shume dialoge me lojtaret koke me koke sic e kam zakon gjithmone, por me kane ngelur edhe 4-5 te tjere. Perpara se te bej diskutimin kolektiv me skuadren dua te njoh shume mire secilin lojtar. Dialoget qe kam bere kane kaluar pritshmerite me te mira, kam patur ndjesine qe kam te bej me profesioniste te vertete qe duan te ringrihen pas nje viti te dobet. Dhe eshte nje baze shume e mire per tu nisur sepse duhen motivime shume te forta. Ne traineret duhet te japim dicka te re taktikisht por duhet te punojme edhe me motivimin e lojtareve, dhe kur nuk ka duhet ti gjejme ne toke. Por nuk eshte rasti jone, sepse ne kemi shume deshire te ringrihemi.”

E shikon veten ne figuren e nje rreshteri te ashper?

“E bej kete pune prej 13 vjetesh, por nuk e kam pyetur asnjehere veten per kete pyetje. Ne nivelin e gazetave, eshte mire te flitet keshtu per te bere loje fjalesh dhe per te terhequr vemendjen, por duke folur me lojtaret e mi kam ndjesine qe eshte e ekzagjeruar te thuhet kjo gje. Perpara se te tregoj gjerat, dua te jem i sigurt ne ate qe them dhe mendoj se gabohem shume pak. Lojtaret do te me japin gjithcka, sic ka ndodhur ne te shkuaren me grupet e tjera qe kam stervitur.

Si jane raportet me Zuniga dhe Lavezzi?

“Une respektoj rolet. Per merkaton flas me shoqerine, respektoj dhe pozicionin tuaj qe beni pyetjet, dhe Ausilio, Branca dhe presidenti e dine qe per mua eshte nje pike kyce. Per shembull, ata nuk do te flasin asnjehere persa i perket formacionit per tu hedhur ne fushe, ose per modulin. Une mbaj pergjegjesi ne ceshtjet teknike, ata ne ceshtjet e shoqerise. Ky eshte nje mendim imi personal. Megjithate, eshte normale qe dua te stervit me te miret ne bote, por shoqeria do te pergjigjet ne merkato dhe do ju japin pergjigjet e duhura.”

Do te vije lojtari i madh?

“E kam thene edhe me pare, nese vjen dikush do te jem i lumtur. Por nuk varet nga mua. Nje tifoz me ka pyetur dje per scudetton, dhe i kam thene ‘nje moment, me lini te ambjentohem ne fillim’. Eshte nje diskutim qe do te behet ne kohe, por dua rendiment maksimal nga kjo skuader, dhe akoma nuk di cfare do te ndodhe ne merkato. Nuk mund te bej shpallje, por ne te njejten kohe nuk dua qe skuadra te kapitulloje para kundershtareve. Dua nje futboll modern, qe nuk dorezohemi kurre dhe qe te leme shpirtin ne fushe. Kete mund ta premtoj, pastaj do te shohim ku do arrijme.”

Po per tratativet me Thohir? Ke folur me presidentin?

“E perserit, gjithcka qe do te jete per te miren e Interit i uroj mireseardhjen. Presidenti me falenderon sepse sa here takohemi nuk e pyes per asgje. Kam besim tek ai. Tani mendoj vetem te permiresoj skuadren, per ti bere te japin maksimumin e mundesive te tyre.”

Eshte folur edhe per shitje te rendesishme si Ranocchia dhe Guarin. Ka rrezik ti shikojme te lulezojne ne ndonje skuader tjeter?

“Nese jam ketu eshte sepse duhet te vleresoj gjithcka. Disa mbrojtes kane patur probleme vitin e shkuar, tani po sterviten normalisht. Ne fushe kam thene qe duhet te kemi kujdes per situaten atletike per te evituar demtimet e vitit te shkuar. Kete vit nuk kemi bere as Trofeun Tim sepse doja te verifikoja peshat e punes, te merrja pergjigje taktike dhe teknike. Me pare e kam njohur Interin vetem si kundershtar, tani eshte dicka komplet ndryshe.”

Scudetto-ja mund te jete nje objektiv i arritshem?

“Edhe futbolli mund te vleresohet duke pare merkaton dhe ngjarjet e tjera. Por une dua qe skuadra ime te kete nje identitet preciz, nje loje me mendje, dhe sigurite e dhena nga traineri, qe ka pak eksperience sepse gjithmone i kam arritur objektivat e mi. Mendoj qe cunat kane besim ne mua. Mendoj gjithmone per ndeshjen e rradhes, aty duhet te merren tre piket. Duke ecur ne rrugen tone do te mesojme cfare mund te bejme, por tani nuk eshte momenti te bejme keto diskutime.”

FcInterNews.it i kerkon mister Mazzarrit per tiu pergjigjur atyre qe thone se kur ishte me Napolin nuk ka arritur rezultate te nivelit te larte.

“Kam folur me fakte ne Napoli, kam ardhur ne nje skuader qe ka dale e 6 nga fundi sezonin e pare. Kishin bere 50 pike, nje pike me pak sesa Reggina ime qe ishte penalizuar me -15 pike. Me pas erdha une, dhe me lojtare te rinj si Lavezzi dhe Hamsik kemi arritur Europa League, Champions League, me pas erdhi edhe Cavani, dhe u be lojtari qe eshte sot”.

Ne Napoli jane shfaqur bluza me nje mesazh ne te cilin ju akuzojne qe i keni braktisur sepse kishit frike.

“Tashme e kam thene se pse ika nga Napoli dhe tashme mendoj per Interin”.

Sa kohe mendoni se do na duhet per te pare Interin e Mazzarrit?

“Nuk mund te percaktoj nje kohe, nuk do te ishte e besueshme. Disa ide ne mund ti shikojmene nje kohe me e shkurter, loja e bukur, futja ne momentin e duhur, koha e lojrave te shkurtrado ti shikojme me vone. Nuk e di sa kohe do te duhet, varet edhe nga reagimi i ekipit, do teflasim me vone per kete ceshtje”.

Si po shkon rekuperimi i Chivu-s? Eshte ky nje alarm qe duhet folur me shoqerine?

“I kam ndenjur mbrapa keto dite, ai eshte mire, po provon qe mund tia arrije. I ka bere te gjitha dhe edhe mire per momentin, ajo qe do te ndodhe neser nuk e kam ne dore une”.

Cfare pergjigje i jep Cassano-s?

“Une nuk kthehem me atje lart, pergjigja eshte e njejte me ate qe kam dhene ne site-in e Interit nuk i kthej me pergjigje Antonio Cassano-s”.

Mund te jeni ju BLERJA e madhe e Interit?

“Flasin te dhenat, faktet. Pastaj cdokush mund ta shikoje ne cilindo aspekt qe deshiron, mund te thuhet gjithcka dhe e kunderta. E rendesishme eshte se 99,9% e lojtareve te stervitur e mendojne si Zanetti. Lojtaret qe njohin nje trajner jane ata qe punojne ne fushe, dhe ndihem shume krenar qe degjoj Zanettin te thote te tilla gjera”.

Tevez mund te ndryshoje ekuilibrin e nje kampionati?

“Eshte nje lojtar i madh, vitin e shkuar ka ardhur Balotelli qe eshte nje tjeter lojtar i madh. Duhen lojtare te rendesishem, por me e rendesishme eshte skuadra, une per momentin mendoj vetem per Interin. Insistoja edhe me Cavanin, i thoja qe eshte nje lojtar i madh por ishte skuadra qe e mbeshteste. Dhe mesatarja e golave te tij tek Napoli ishte me e madhe sesa ajo e Kombetares.”

Zuniga eshte nje nga lojtaret qe eshte rritur me shume me ty. Nuk do te ishte nje zhgenjim ta shikoje me fanellen e Juventus?

“Kur erdhi nga Siena te gjithe e vershellenin sepse nuk konsiderohej lojtar per Napolin, ndersa tani eshte nga me te miret ne Europe. Pastaj keto te tjerat jane situata merkatoje, dhe nuk me takojne mua te jap pergjigjen, sidomos ne kete moment.”

Laxalt dhe te tjeret do te vleresohen?

“Do te jem me preciz se heret e tjera, sot do te flas me Ausilion dhe shume shpejt do te shohim cfare do te ndodhe.”

Cfare pret nga Icardi dhe Belfodil? Mund te krahasohen me Cavanin?

“Potenciali eshte tek te dy, Interi ka investuar shume mbi ta. Por transformimi i ketij potenciali ne kualitet paraqet arritjen me te madhe duke konsideruar edhe presionin qe eshte tek Interi. Do te punoj me ta, por kerkoj nga te gjithe durimin qe duhet me lojtaret e rinj per ti bere te rriten ne qetesi, dhe pastaj do te shohim nese do te jene mundesite qe te behen lojtare te medhenj.”

Ne nivel taktik, mund te jete ky projekti i pare i skuadres?

“Mbi modulin do te punoj, sepse sot kam punuar me 3-5-1-1 por do te punojme edhe me 3-4-2-1 dhe module te tjere sepse nuk dua tu jap avantazhe skuadrave te tjera. Kam luajtur edhe me 4-3-3, per te evituar qe trajneret kundershtare te marrin masa vetem per nje modul, sic ka ndodhur ne vitet e shkuara. Ne futbollin modern ka shume studim dhe duhet te jesh i pregatitur te ndryshosh gjate ndeshjes.”

Ju keni qene ne Dimaro me Napolin. Si ju duket Pinzolo?

“I bukur, shume i bukur. Fusha eshte per Serine A, per gjithcka eshte kujdesur ne detajin me te vogel. Dhe te kemi tifozet prane eshte e rendesishme.”

Eshte e kompletuar skuadra qe keni ne dispozicion? Pavaresisht emrave.

“Nuk flas per merkato, e kam thene. Kam 22 lojtare, te gjitha rolet jane te mbuluara. Mund edhe te permiresohet, dikush po stervitet i vecuar. Numerikisht skuadra eshte e mjaftueshme, por ne krah mund te na ndihmoje nje lojtar me shume. Pasi te vleresoj te gjithe lojtaret do ju them nese duhet te permiresohemi apo jo.

Kovacic eshte me shume regjister i ulet (lojtari para mbrojtjes) apo me shume alla-Hamsik?

“Eshte nje lojtar qe e kam pare prej larg, por do e vendos ne pozicionin qe e kam vendosur sot ne mengjes. Duhet te qendroje me perpara, per te shfrytezuar te gjithe kualitetin e tij. Duhet te shenoje, te gjuaje, dhe te qendroje ne pjesen me te rendesishme te fushes. Duhet te provoje futjen ne zone, dhe kualiteti nuk i mungon aspak, e ka treguar kete.”

Cfare impresion ju ka dhene Nagatomo?

“E kam pershendetur, kam shume respekt per te. Kam patur nje kontakt te shpejte, por me ka dhene garanci. Do e stervit dhe do te mundohem te vleresoj kualitetin qe ka. Do ta bej kete gje me te dhe me te gjithe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.