Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,142 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Kovacic-Taider: po nqse e ardhmja do te ishte tani? I takon Mazzarrit ti vleresoje.

Kovacic-Taider: po nqse e ardhmja do te ishte tani? I takon Mazzarrit ti vleresoje.
Ardis
  • On 29/08/2013, 13:36

Midis notave pozitive ne ndeshjen kunder Genoas, publiku zikalter e ka pelqyer impaktin qe kane transmetuar dy mesfushoret e rinj premtues qe zevendesuan Cambiason dhe Alvarez. Flasim, sigurisht, per Mateo Kovacic dhe Saphir Taider. Gjalleri, grinte, dinamizem, teknike dhe ide: dyshes, qe shpresojme qe te drejtojne mesfushen interiste per shume vjet, nuk i mungon pothuajse asgje (me shume impakt ne zonen e golit,specifikisht). I takon Mazzarrit ti zhvilloje sa me mire kualitetet, pa e harruar se si kane arritur ata te dy ne nje ekip te madh si Interi.

Thuhet se Guarin, ne krahun e mesfushes propozuar nga trajneri toskan, duket se eshte titullar i padiskuteshem ne pozicion e qendres se djathte, Kovacic dhe Taider mund te luajne shancet e tyre tek dy rolet e tjera. Ish trajneri i Napolit e shikon talentin kroat te mirepozicionuar si te brendshem ne krahun e kundert te Guaros. Kunder Genoas, gjithsesi, ka luajtur per 20 minuta ne pozicionin e Cuchu-s, perpara mbrotjes. Ne ate pozicion ka luajtur edhe kur ka qene Stramaccioni trajner ne sezonin e kaluar.

Qe ne momentin qe u fut ne fushe, ishte rradha e tij te drejtonte mesfushen. Brenda pak minutash, ish lojtari i Bolognas u ambjentua menjehere me ndeshjen, i vrullshem ne mbylljen e aksioneve te kundershtareve dhe propozitiv me topin tek kembet e tij. Eshte e mundur qe pikerisht midis Guarin dhe Kovacic, ne qender te treshes ne mesfushe te gjeje shpeshhere vend ardhja e fundit ne shtepine Inter, ne balotazh me nje Cambiasso i cili kunder Genoas nuk ka luajtur ne maksimumin e mundesive te tij, por mund te perfitoje nga mosaktivizimi i Interit ne kupat europiane.
Ne qellimet e trajnerit zikalter, Taider mund te behet cfare ishte Behrami per Napolin e tij te fundit: nje mburoje efikase perpara mbrojtjes, shume i vlefshem per te zhvilluar karakteristikat e dy partnereve te tij te sektorit.

Nqse gjerat ecin ne menyren e duhur, Interi do te rigjente nje linje mesfushe te fuqishme dhe me perspektive per te ardhmen.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.