Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,912 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Nje pjese e pare e madhe, mungoi vetem goli. Ricky? Ja perse zevendesimi. Teknologjia mund te ndihmoje”

Mazzarri: “Nje pjese e pare e madhe, mungoi vetem goli. Ricky? Ja perse zevendesimi. Teknologjia mund te ndihmoje”
Ardi Deda

Walter Mazzarri ka folur per Sky ne perfundim te ndeshjes me Romen. Ja dhe fjalet e tij: “Grupi eshte ne rritje dhe kemi bere nje pjese te pare shume te mire. Mungoi filanizimi, ishte nje nder fushat me te veshtira, te vinim ketu dhe te mbanim zoterimin e topit eshte ajo qe kerkojme. Eshte nje vit rindertimi lojtaret e kuptojne ate qe dua. Keqardhja eshte se mund te shnderronim rastet per gol ne dy apo tre gola. Faze kalimtare? Po, por jam i kenaqur. Nese shikohet ajo qe kemi bere nga fillimi i sezonit them se na mungojne te pakten 5 pike, ne disa raste kemi qene pa fat. Jane te pakta ndeshjet kur kemi korrur me shume sec kemi merituar, ndoshta ne shtepi me Fiorentinen, por kemi lene rruges shume pike, si ne Genoa dhe ne barazimet brenda fushes tone”.

Mbi zevendesimin midis Alvarez dhe Hernanes trajneri shpjegon: “Ricky ne perfundim te pjeses se pare ka thene qe kishte nje problem, dhe eshte rikthyer prej pak kohesh. Me erdhi keq qe e zevendesova. Me vjen keq sepse po luante mire. Fati i keq? Jane ato raste, si ne ndeshjen me Cagliarin, kur godet traversen dhe nuk behet goli. Kemi bere shume barazime pa bere gola. Sot ne pjesen e pare kemi qene shume here afer portes dhe kemi pasur shume raste per gol, por mungoi prekja e fundit per te bere gol. Per sa i perket lojes luajtem mire. Botta dhe jo Milito? Ne fund shikoja qe si Rodrigo ashtu dhe Mauro nuk shkonin tek De Rossi dhe Botta ishte i pershtatshem per tu rinisur dhe te luante ndermjet linjave. Sot e ndjeu tansionin qe ishte ne fushe, ne ndeshjet e tjera ka bere mire. Palacio duhet te shkonte ne thellesi dhe topi nga krahet e Nagatomo dhe Jonathan duhet te ndiqte levizjet e sulmuesit ne thellesi, gje qe Icardi e beri mire ne pjesen e pare, por edhe Palacio ka progres dhe ka bere mire ne te shkuaren.

Pse nuk doli jashte Guarin? “Ndonjehere ben ndonje ndalese, por ne ndeshjet e fundit pasin e fundit e ka dhene gjithmone ai, sot kjo gje atij i mungoi. Eshte e vertete qe ndonjehere humb ndonje top, por zevendesimi i Alvarez ishte per te evituar risqet. Po punojme me Guarin per evituar keto ndalesa, eshte nje lojtar i rendesishem per ne”.

Ndeshje e karakterizuar edhe me episode te shumta arbitrale: “Une jam dakort per cdo mjet teknologjik qe ben te ndihmoje qe ndeshjet te jene te rregullta dhe te ndihmoje vendimet e arbitrit. Arbitri duhet te ndikoje sa me pak te jete e mundur, mund te ndihmohet. Keshtu vazhdohet ne te gjitha fushat pse jo ne futboll? Duhet te jete i mire ai cili duhet te shohe se cfare mund te behet ne futboll…”.

 

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.