Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

5,458 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mazzarri: “Nuk i veme vetes limite, cfare ndeshje te madhe Cambiasso. Ika me vrap sepse…”

Mazzarri: “Nuk i veme vetes limite, cfare ndeshje te madhe Cambiasso. Ika me vrap sepse…”
Inter Club Staff

Walter Mazzarri, ndaloi edhe nje here tjeter tek Sky per te folur per ndeshjen e Interit. Ja cfare tha ai:

“Interi beri nje ndeshje te madhe edhe perpara nje ekipi i cili eshte nder me te fortet e Serie A, dhe lufton per titull. Fiorentina vitin qe kaloi per pak e kapi vendin e trete, dhe ka luajtur mire gjithmone. Ne ate baze kane nderuar nje ekip akoma me te forte kete vit. Cfare na mungon ne? Kete duhet ta thone te tjeret. Nuk i veme vetes limite, do te tentojme gjithmone te permirsohemi. Mund te shenonim gol me pare nese nuk do te kishim gabuar e do te ishim treguar me te qete ne mbrojtje. Por ky eshte futbolli, ndonje here gjerat nuk shkojne sic i mendon. Sulmuesi i dyte? Kur kishim nevoje per te hyri, dhe ishte nje moment mjaft i veshtire. Icardi dha ndihmen e vete ne nje moment mjaft delikat. Cambiasso i shkelqyer? Ka bere nje ndeshje te madhe. Eshte nje nga lojtaret qe ka fituar gjithcka dhe eshte ende shume mire nga forma fizike. Duhet te jete njeriu i qetesise ne shume momente. Kemi edhe Taider per shembull qe duhet te kete perkrah lojtare ekspert sepse San Siro eshte nje stadium i madh. Pse ne fundin e ndeshjes ika direkt nga fisha? Neser kemi stervitje dhe nuk kemi shume kohe per te pergatitur ndeshjen me Cagliarin prandaj ika direkt ti them lojtareve qe te vijne neser heret ne mengjes… (qesh).

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.