Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

504 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Mbrojtesi i krahut te majte per sezonin e ardhshem do te jete Asamoah! Ja kur do te zyrtarizohet…

Mbrojtesi i krahut te majte per sezonin e ardhshem do te jete Asamoah! Ja kur do te zyrtarizohet…
Inter Club Staff

Nese shikon skuadren zikalter, vihet re qarte se krahu i majte i mbrojtjes ka qene nje pozicion ku Interi ka vuajtur shume kete sezon. 

D’Ambrosio ka luajtur mire, por ai ofron zgjidhje pothuajse vetem ne aspektin e mbrojtjes dhe duket shume pak ne sulm, ndersa Santon sa here eshte futur ka katranosur gjithcka dhe Dalbert eshte perdorur pak per te mos thene aspak.

Me ardhjen e Kwadwo Asamoah, Interi pritet te zgjidhi kete problem qe ka me krahun e majte te mbrojtjes.

Edhe ne Udine Interi do te vuaje shume ne kete krah me Danilo D’Ambrosio te skualifikuar dhe Santon qe pritet te luaje titullar pavarsisht gabimeve me Juventusin duke pare qe Dalbert eshte zgjedhje e fundit per Spallettin dhe nuk perjashtohet qe ai te shitet menjehere nga Interi sapo te hapet merkato.

Kete gje e shkruan Tuttosport, e cila me pas nenvizon:

Image result for asamoah kwadwo

“Ai ka luajtur shume – edhe pse eshte ne perfundim kontrate – dhe sapo te mbyllet ceshtja e kampionatit, Asamoah do te pranoje publikisht kalimin tek Interi dhe do te zyrtarizoje kete transferim pavarsisht tentatives se Milanit per tu futur ne mes dhe tentatives se Juves per ti rinovuar kontraten per te mos e lejuar te shkoje tek Inter”, lexohet ne te perditshmen Italiane.

Interi deri me tani ka bere dy blere ne mbrojtje me parameter zero: e para eshte Stefan De Vrij dhe e dyta eshte Kwadow Asamoah ne pritje qe te behet nje tentative reale edhe per blerjen perfundimtare te Joao Cancelo nga Valencia per 35 milione euro edhe pse duket shume e veshtire.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.