Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

519 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Merkato, Inter jo vetem Modric: kontakte me Monaco per Keita! Nuk perjashtohet qe…

Merkato, Inter jo vetem Modric: kontakte me Monaco per Keita! Nuk perjashtohet qe…
Bujar Berishaj

Sic raportohet nga Alfredo Pedulla, Inter po mendon edhe per nje sulmues krahu ne merkato.

Ausilio dhe dirigjentet zikalter si parim tani kane ceshtjen Modric por sipas ekspertit te merkatos sot ka pasur kontakte mes dirigjences zikalter dhe Monacos.

Kjo sepse klubit zikalter duket se i intereson nje lojtar i francezeve, ne fakt Keita Balde ish-sulmuesi i Lazios qe ishte ne shenjestren e Interit edhe gjate veres se kaluar.

Keshtu shpjegohen edhe tentativat per brazilianin Malcom qe ne fund perfundoj te Barcelona dhe ato last minute per brazilianin tjeter Bernard qe eshte aktualisht lojtar i lire pasi luajti se fundi per klubin ukrainas Shakhtar Donetsk.

Megjithate ai duket afer klubit anglez Everton qe eshte prane sigurimit te sherbimeve te lojtarit.

Priten zhvillime tjera sa i perket kesaj ceshtje por nuk eshte per t’u perjashtuar nje hipoteze shkembimi me nje lojtar zikalter.

Sic u tha edhe me larte tani prioriteti i Interit ne merkato eshte kroati Luka Modric por duket se zikalterit nuk do te mjaftohen me nje transferim eventual te mesfushorit duke kerkuar keshtu edhe nje sulmues krahu.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.