Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,352 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Keita objektivi, në program takimi me Lotiton dhe agjentin. Pëlqehet Vecino

Keita objektivi, në program takimi me Lotiton dhe agjentin. Pëlqehet Vecino
Rinor Sopaj

Me Perisicin i cii kërkon largimin, Interi po bëhet gati për të gjetur zëvendësimin. Martial mund të hyjë në negociatat të cilat do ta dërgonin kroatin te Mourinho, Keita është një tjetër objektiv i zikaltërve. Janë dy mundësi të ndryshme dhe njëra nuk e përjashton tjetrën, shkruan Corriere dello Sport, sepse në rast të largimit të Perisic, do vijnë dy sulmues anësor. Sulmuesi i Lazios është një objektiv i zikaltërve sepse mund të luajë në të dy krahët. Javën e ardhshme është në program një takim me Lotiton dhe agjentin e lojtarit. Në mesfushë në mes të ëndrrave (Vidal po negocion për ripërtëritjen e kontratës me Bayernin; në Madrid flitet për një interesim të zikaltërve për Kroos) dhe realitetit: Vecino i Fiorentinas pëlqehet shumë nga Spalletti, por gjithashtu po vëzhgohet edhe Duncan i Sassuolos, një ish-lojtar i Interit i cili do kthehej në shtëpi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.