Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2018

Scroll to top

Top

1,071 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Sampaoli: “Lautaro? I takon atij dhe Interit te ambjentohet. Spallettit per Icardin i pergjigjem qe…”

Sampaoli: “Lautaro? I takon atij dhe Interit te ambjentohet. Spallettit per Icardin i pergjigjem qe…”
Inter Club Staff

Sampaoli ka folur sot ne nje konference per shtyp qe nga grumbullimi i kombetares se Argjentines.

Atij i eshte bere nje pyetje nga nje gazetar per Lautaro Martinez dhe per mesazhin qe i dergoi sot Spalletti tranjerit te Argjentines per sa i perket kapitenit te Interit, Mauro Icardi.

Ja pergjigjja e Jorge Sampaoli per Spallettin dhe fjalet e tij per Icardin dhe Lautaron:

“Lautaro Martinez eshte shume i ri ende, nese do te luaje ne Itali do duhet te adaptohet sepse futbolli italian eshte shume ndryshe nga ai i kampionatit Argjentinas.”

“Futbolli Italian eshte me i mbyllur, do i duhet te ambjentohet dhe kjo do te jete detyre e tij dhe e skuadres ku ai do te luaje, Interit.”

“Spalletti ka thene qe ne fund une do e grumbulloj Icardin dhe ky ka qene nje mesazh per mua?”

“Per Mauron vlen i njejti diskutim i bere per Dybala dhe te tjeret.”

“Kur e kemi grumbulluar kishte nje ‘pse’ nga prapa.”

“Ne po vazhdojme ta ndjekim dhe ta vleresojme, krahasimi me te tjeret eshte shume i veshtire sepse jane te gjithe te rendesishem dhe futbolliste te medhenj dhe tek Argjentina fatkeqsisht nuk ka vend per te gjithe.”

Keshtu, Jorge Sampaoli ne konferencen per shtyp flet per dy interistat, kapitenin e Interit dhe bomberin e ardhshem zikalter.

Pergjigjja e Sampaolit duket me shume si nje mbyllje dere per kapitenin zikalter se sa nje po.

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.