Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

526 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Nga Zero ne Dhjete – Icardi i rigjetur, penalltia e mallkuar dhe fitorja e plagosur

Nga Zero ne Dhjete – Icardi i rigjetur, penalltia e mallkuar dhe fitorja e plagosur
Ardis
  • On 06/04/2014, 11:36

Serish shtyhet takimi me fitoren, qe ne shtepi mungon qe nga ndeshja 1-0 kunder Torinos, Interi duhet te kenaqet vetem me nje pike dhe me nje Icardi fantastik, autor i nje dopiete. Te analizojme numrat kryesore te ndeshjes Nga Zero ne Dhjete.

ZERO – Me ne fund, mbas 33 javesh, e vetmja zero qe ndiqte Interin si nje fantazem, ajo e penalltive ne favor, mbas asaj te dhene dje ne mbremje ndaj zikalterve qendron nje zero ne sirtar: ajo e penalltive te kthyera ne gol, duke pare qe goditja e Militos u prit.

NJE – Nje gol i Pazienza-s duket se e kapi Handanovic te papergatitur, por po te shikosh replay, ne perfundim devijohet nga Cristaldo, sa mjafton per te shmangur portierin dhe te coje Bolognen ne rezultatin e barazimit 1-1.

DY – Interi nuk shenonte kunder Bolognes ne shtepi prej dy vitesh, kesaj here arrin te shenoje dy por nuk sherbejne per te dhuruar nje fitore, per me teper ne fund jane pikerisht ata qe kane goditur me shume ne drejtim te portes: shtate me gjashte.

TRE – Jane tre sezonet ne Serie A qe Interi nuk arrin te fitoje ndaj Bolognes ne shtepi, suksesi i fundit eshte ne sezonin 2010/11, me pas kuqeblute kane marre perhere nje pike nga Meazza.

KATER – Interi nuk arrin te marre tre piket ne kampionat prej kater javesh, qe nga 2-0 kunder Verones: qe atehere vetem tre barazime dhe nje humbje, ne shtepi kunder Atalantes.

PESE – Mbas 3 pikeve ne 4 ndeshjet e fundit, Interi vazhdon te mbaje pozicionin e peste ne klasifikim, pozicioni i fundit i vlefshem per Europen, por serish ndiqet nga Parma qe, ne rast se mposht Napolin, mund te arrije zikaltrit ne kuoten e 50 pikeve.

GJASHTE – Me dopieten e shenuar dje ne mbremje Icardi arrin ne kuoten e 6 golave ne kampionat, ashtu si minuta ne te cilen zhbllokoi ndeshjen. Dy gola te papare dhe ne pozicionin e zevendes goleshenuesit mbrapa Palacios, por nuk mjaftojne per te rikthyer Interin tek fitorja. Maurito gjithsesi eshte lajmi i mbremjes.

SHTATE – Ne tre sezonet e fundit te kampionatit, ose qe kur Interi nuk arrin te mposhte Bolognen ne shtepi, kuqeblute kane marre 7 pike ne San Siro, fale dy fitoreve (1-0; 3-0) dhe nje barazim (2-2 te ndeshjes se djeshme). Atalanta nuk eshte e vetmja mace e zeze…

TETE – Bologna kishte shenuar deri me tani dy gola ne tete javet e kampionatit, dje ne mbremje ne San Siro ka shenuar te tjera: perfundimisht duhet rregulluar dicka ne mbrojtjen zikalter.

NENTE – Me ne fund Icardi qe te gjithe prisnin, fillon me manovrat, lufton si nje luan, shenon dy gola njeri me i bukur se tjetri. Eshte mire dhe duket, duke treguar se kur eshte ne forme mund te beje diferencen. Gjynah qe performanca e tij me e mire u shua ne nje mbremje jo te mire per Interin.

DHJETE – Nje tjeter shenim i mire ne mbremjen e shkaterruar kunder Bolognes, pervec Icardit dhe rikthimit te Handanovic, prove shume e mire e Kovacic, bluza me numrin 10. Nuk ka luajur ne pjesen e pare, eshte futur ne minuten e 53 dhe e ve shpeshhere ne veshtiresi Bolognan me shpejtesine, dribbling-et, dhe shkembimet me te tjeret. Me ne fund nje Kovacic i mire qe mund te marre bluze titullari ne Genova.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.