Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

602 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Partneriteti, merkato, dirigjenca: ja te gjithe elementet e presidentit.

Partneriteti, merkato, dirigjenca: ja te gjithe elementet e presidentit.
Ardis
  • On 21/02/2014, 13:47

Erick Thohir i dhuron mediave dhe tifozeve interiste lajme sinjifikative, ose me sa duket elemente interesante per tu interpretuar. Tre jane argumentet qe do trajtohen nga presidentin i Interit, per tu analizuar me “xham zmadhues”: merkato, shoqeria dhe dirigjenca.

MURI I RI – Lajme i dites eshte relative per Nemanja Vidic, kapiteni i Manchester United i cili qe nga 1 korriku do te jete zevendesuesi i Walter Samuel ne qender te mbrojtjes. Kush priste nje deklarate nga klubi keto dite e ka pasur, edhe pje pjeserisht: “Nuk mund te deklaroj dicka qe eshte akoma ne 90% te realizimit. Me mire ta bej kur te jete gjithcka e kompletuar”. Nese nuk eshte nje konfirmim, eshte relativisht shume e afert. Jemi ne detajet per qendermbrojtesin serb. Mbrojtja e sezonit te ardhshem mund te konsiderohet e gatshme per aksion.

BARKI DHE BAKRIE – Nje shaka, me shume buzeqeshje, edhe te nje mundesie te futjes se International Sports Capital si nje partner te ri. Duhet te jete Lawrence Barki, edhe pse Thohir ka dashur te qartesoje situaten: “Ne keto momente eshte ne Indonezi. Nuk ka ndonje partner te ri”. Fjale fasade, sepse mbas daljes nga skena te Roeslanit eshte perforcuar ne mendjen e manjatit ideja qe do te ishte e nevojshme nje investitor i ri. E gjitha per momentin ngelet hipoteza qe do te jete pikerisht administratori i deleguar i Harum Energy per te sjelle kapital te fresket ne shoqeri qe mban paketen e maxhorances se Interit, edhe pse Thohir nuk e ka braktisur idene per te bindur Bakrie per te hyre ne klubin zikalter. Kerkimi i nje partneri nuk duhet interpretuar si nje dobesi e presidentit te Interit, perkundrazi. I vetem mund te ece perpara me projektin e tij, por qe nga fillimi i kesaj aventure ka pranuar deshiren per te mos qene i vetmi ne realizimin e projektit. Dhe me kapitalet e reja do te ishte me e lehte te arriheshin objektivat e vendosura.

DIESSE NE PUNE – Ne fund, ceshtja e dirigjences. Mbas falenderimit te nevojshem dhe te parashikueshem ndaj Marco Branca, Thohir ka dashur ti besoje publikisht Piero Ausilios drejtimin e sektorit sportiv te Interit. Ergo, do te jete ai njeriu i merkatos zikalter. Nuk eshte rastesishme , po  Ausilio qe po merret me tratativat e ndryshme me lojtaret ne skadence kontrate (Evra, Sagna, Carlinhos dhe Rosales emrat, e vertete ose qe pretendohen, ne qarkullim). Vidic eshte nje nga objektivat, ideja eshte qe te pasurohet ekipi me elementet e nevojshme pa shume investime, qe te kene mundesine ne merkaton e veres te bejne blerje te lojtareve te nivelit te larte. Futja e serbit ne loje konfirmon qe Ausilio nuk eshte duke humbur kohe dhe Interi i ri por lind. Me miratimin e Thohir, sigurisht.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags