Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,455 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Perfaqesuesi i Eto’o: “Eshte i gatshem per gjithcka, vetem qe te rikthehet tek Interi!”

Perfaqesuesi i Eto’o: “Eshte i gatshem per gjithcka, vetem qe te rikthehet tek Interi!”
Inter Club Staff

Eto’o dhe Interi, ky mund te jete ribashkimi i kesaj merkatoje vere qe ne pamje te pare duket jo dhe aq reale. .

Spirali per nje rikthim ne Milano te Kamerunasit mbetet i hapur: Gjithcka do te varet nga qellimet e ish numrit 9 zikalter, i cili duhet te heqe dore nga nje pjese e mire e rroges se tij nese do vertete te rikthehet tek klubi ku fitoi gjithcka brenda nje sezoni te vetem. Konfirmimi vjen nga shtypi francez, me sakte nga agjensia e lajmeve RMC Sport e cila ka kontaktuar nje perfaqesues se sulmuesit Kamerunas: “Eto’o eshte i gatshem te beje sforco ekonomike vetem e vetem qe te rikthehet tek Interi”, keto jane fjalet qe shkruajne francezet.

Sulmuesi i cili eshte shume afer largimit nga Anzi per shkak te politikes se re te vendosur nga padroni Suleyman Kerimov, i cili ka vendosur te shese te gjithe lojtaret me rroga te larte qe te ule shpenzimet dhe te rregulloje financat e klubit. Los Angeles Galaxy dhe Napoli jane dy pista te tjera te mundeshme per te. Por ajo zikalter eshte nje hipoteze qe sa me shume ore kalojne aq me shume behet konkrete.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags