Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 19, 2019

Scroll to top

Top

197 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Milan dhe Inter, teper te brishta: ja pse ne kete derby nuk mund te gabohet!

Milan dhe Inter, teper te brishta: ja pse ne kete derby nuk mund te gabohet!
Inter Club Staff

Milan-Inter, ne program te dielen ne darke, eshte nje takim shume deciziv per luften per nje vend ne Champions League.

Tre piket qe jane ne loje mund te thone shume, e mbi te gjitha, nese flasim nga ana ekonomike, jane nje miniere ari. Sepse pjesemarrja ne turneun me prestigjoz qe ekziston ne boten e futbollit per njeren nga dy skuadrat e Milanos do te thote qe te futen ne xhep 30-35 milione euro me shume.

Eshte Financial Fair Play qe frikeson te dyja skuadrat e Milanos dhe ndonje vend i peste ose i gjashte mund te dale fatal: do detyroheshin te benin shitje per te rregulluar llogarite me FPF.

Sipas asaj qe lexohet tek Repubblica, te dyja skuadrat kane borxhe te konsiderueshme. Por lajmi i mire qendron tek fakti qe te ardhurat e te dyja klubeve jane ne rritje, por jo aq te medha sa per te evituar totalisht problemet qe mund te hape Uefa.

Situata perkeqesohet akoma me shume nese mendojme per bllokimin e fondeve nga qeveria kineze qe nuk i lejon me investitoret te nxjerin para nga Kina per investime sportive. Ne kete pike, mbase nuk do te ishte per tu perjashtuar nje shitje e klubeve nga ana e pronareve kinez, por ky eshte nje skenar shume i veshtire per te ndodhur tek Interi, sepse Suning ka plane afatgjata.

Ne rregull nga ana ekonomike, por te fitosh derbyn nga ana sportive do te thote te dergosh tifozet e tu ne delir dhe skuadra mer nje shtyse mjaft te madhe per garen sflilitese per nje nga vendet ne Champions. Me siguri ajo qe do te shohim te dielen do te jete nje beteje e vertete, nje nga ato beteja qe kemi kohe qe nuk i shikojme ne Meazza. Secila skuader do te kerkoje fitoren sepse nje humbje do te ishte fatale!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.