Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

820 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Asamoah shume mire si mesfushor, Dalbert me i qete. E rendesishme eshte qe…”

Spalletti: “Asamoah shume mire si mesfushor, Dalbert me i qete. E rendesishme eshte qe…”
Bujar Berishaj

Inter dhe Zenit u ndane ne barazim me rezultat 3-3 ne miqesoren e trete te para-sezonit per zikalterit me golat qe u shenuan nga Candreva, Icardi dhe Lautaro Martinez.

Ne fund te miqesores qe u zhvillua ne Pisa kunder Zenit, Luciano Spalletti ka bere nje permbledhje te ndeshjes per mikrofonat e Inter TV.

“Sipas meje ishim me mire se ne ndeshjen e fundit nga niveli taktik dhe fizik, skuadra ka qene me shume kompakte dhe ishim me mire, ka kuptuar kur duhet te nisemi dhe kur te presim”, ishin fjalet e Spallettit.

Pastaj tekniku zikalter ka komentuar edhe paraqitjen e ganezit Kwadwo Asamoah qe sonte u impenjua si mesfushor duke treguar se gjate sezonit mund te jete nje joker i rendesishem edhe per repartin e mesfushes zikalter.

“Asamoah te Juventus dhe Udinese ka luajtur sidomos si mezzala. Si mesfushor eshte akoma me i rrezikshem, por ia ka dal shume mire. Ka bere nje ndeshje shume te mire”.

Pastaj disa fjale edhe per brazilianin Dalbert: “E kam pare shume me te qete gjate gjithe ndeshjes. Ne duam gjithmone te shenojme, pavaresisht se cili eshte rezultati. Sidomos ne keto ndeshje ku duhet gjetur ritmi dhe duhet bere gjerat pa menduar shume per takticizmat”.

“Tani na duhen disa dite pushim pas punes qe kemi bere. Por kam pare qe lojtaret nuk i kane me kembet e renda dhe kane filluar te funksionojne sic duhet, kjo eshte e rendesishme per ta”, ka perfunduar Spalletti.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.