
ESPN – Spalletti ka urdheruar Interin: Dua blerjen e Rafinha, ose…
Qe Rafinha do t e qendroje ne Milano eshte dicka qe dihet gjeresisht tashme.
Trekuartisti qe eshte ne pronesi te Barcelones nuk humbet asnje rast per ta perseritur kete dhe ndenjen qe i ka lindur ne drejtim te ngjyrave zikalter te cilat deshiron te vazhdoje edhe per nje kohe akoma me te gjate.
Interi kete gje e di dhe po punon per te konkretizuar nje konfirmim te tijin ne skuader, por nuk deshiron ta beje kete gje me kushtet e vendosura ne janar me Blaugrana.
Marreveshja fillestare parashikonte 35 milione euro qe duhet te paguheshin ne fund te ketij sezoni plus 3 milione euro bonuse.
Nderkohe, sipas asaj qe tregon ESPN, Luciano Spalletti vete i ka dhene nje urdher drejtuesve: Dua te blini Rafinhen me cdo kusht, ose si ai do te kemi shume te veshtire te gjejme nje te dyte.
Klubi zikalter nderkohe, duke degjuar tranjerin e saj, po mendohet fillimisht perpara se te dergoje nje propizim konkret drejt Barcelones te cilet do te kerkojne te shesin edhe dy lojtare te cilet jane te tepert ne Katalonje: Andre Gomes dhe Aleix Vidal.
Interi ne kete moment, duket se eshte e gatshme te paguaje rreth 20 milione euro ne total dhe nje oferte e tille konsiderohet mese e mjaftueshme per te, por mendimi i Barcelones nuk dihet ende.
Gjithesesi te dy klubet do te diskutojne, duke pare edhe mardheniet teper te mira ndermjet blaugranave dhe zikalterve.