Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,040 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Fitimet: Interi fiton terren, Milan renie. Juventusi larg, Napoli humb…

Fitimet: Interi fiton terren, Milan renie. Juventusi larg, Napoli humb…
Inter Club Staff

Nis me veshtiresi rruga drejt nje prej qellimeve te Thohir: Ajo e fitimeve.

Presidenti i Interit e tregon gjithmone se sa e rendesishme eshte ana financiare dhe jo me kot e shikonte si fondamentale rikthimin e Interit ne Europe. Jo vetem per perhapjen e markes Inter, por edhe per vizibilitetin qe ka nje kompeticion internacional. Pjesmarrja ne raste te tilla do te thote edhe perfitime nga e drejta televizive per te mos llogaritur dhe entuziazmin e tifozerise.

E perditshmja Italiane Gazzetta dello Sport tregon te gjitha shifrat e fitimeve ne sezonin qe sapo lam pas dhe te sezonit te ri deri me tani. Interi eshte ne ngjitje dhe ka kaluar nga 170 milione euro fitime ne sezonin e kaluar ne 190 aktuale dhe keshtu zikalterit i afrohen Milanit te cilen kane humbur pothuajse 50 milione euro nga kupat dhe jane tek 200 milione euro fitime.

E para eshte Juventusi e cila kap kuoten e 280 milione euro, nderkohe rritet edhe Roma e cila ka shkuar tek 180 milione fitime kunder 125 qe fitoi ne 2012. Ne renie Napoli i De Laurentiis qe kalon nga 160 milion ne 130 milion. Entuziazmi i Napolit nuk eshte dhe aq i pranishem sidomos pas eleminimit te tyre nga Champions League dhe keshtu kane pasur nje renie te ndjeshme abonimesh ne stadium: Vetem 6300 bileta te shitura, pothuajse vetem gjysma e atyre qe u shiten sezonin e shkuar. Keshtu Napoli ka humbur me shume se 3 milione euro nga shitja e abonimeve.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.