Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,102 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Vidic dhe shoket e tij. Te vjeter, por jo shume

Vidic dhe shoket e tij. Te vjeter, por jo shume
Ardi Deda

Pasi eshte marre Vidic me parametra zero dhe zerat per ardhjet e mundshme te Sagna dhe Eto’o dikush ka filluar te shtremberoje hunden. Por Thohir nuk do te rinovonte ekipin? Mosha mesatare e organikes nuk duhet te ishte jo me e madhe apo e barabarte me 26,5 vjec? Po keta lojtare i emrave te mdhenj nuk do te jene tani ish kampione drejt perendimit te tyre ne kerkim te nje kontrate te fundit te karrieres se tyre? Te gjitha keto dyshime jane te ligjshme megjithate, sipas mendimit tim, pergenjeshtrohen lehtesisht nga disa te dhena te pakundershtueshme. Duke thene se, natyrisht, gjithsecili mund te vazhdoje te kete opinionin e tij do te provoj te shpjegoj se perse kam vendosur te mbaj anen e ketyre marreveshjeve “old style”. Mosha mesatare aktuale e Interit eshte 27,9 vjec. Nese shikojme faktet efektivisht nuk eshte nje moshe shume e larte sic shume persona mund te mendonin pa bere disa llogari te thjeshta. Eshte e vertete qe shtylla e rendesishme e skuadres ka qene e perbere deri me tani nga Zanetti (41), Cambiasso (34), Samuel (36) e Milito (35). Nese ketyre u shtojme Castellazzi (39), Campagnaro (34), Chivu (34), dhe Mudingayi (33) kuptojme se perse Interi sot eshte e konsideruar nje skuader e “vjeter”.

Por nga ketu duhet te fillojme nje arsyetim tjeter. Nga 8 lojtaret e siperpermendur qe mestarisht bejne nje moshe mesatare 36 vjec, 7 jane ne mbarim kontrate dhe praktikisht te gjithe nuk do te rinovojne. Nderkohe Thohir do te ktheje ne baze te rinjte si  Bardi (22), Mbaye (20), Laxalt (21) e Duncan (21) te gatshem tashme per te qene pjese e nje grupi te rendesishem si Inter. Bejme disa llogaritje te thjeshta matematikore. Pa lojtaret qe jane ne mbarim kontrate mosha mesatare e skuadres do te zbriste nga 27,9 ne 26,3 vjec ne perputhje keshtu me projektin e Thohir. Tani shtojme 4 te rinjte qe do te kthehen. Ja dhe ku magjia u be: mosha mesatare do te shkonte ne 25,5 vjec dhe me shume mundesi per te shtuar “te vjeter” me shume motivim, eksperience dhe cilesi dhe me aftesine per ti mesuar te rinjve si te rriten dhe te behen kampione.

Bejme nje llogari te fundit akoma. Shtojme  Vidic (32), Sagna (31) dhe Eto’o (33)…mosha mesatare= 26,2 vjec. Gjthcka mire, gjithcka ne rregull do te thoshte Baccini. I bindur se merkato e Interit nuk do te ndalet ketu por qe do te vijne lojtare te tjere shume te mire, po ju le me premtimin per te azhornuar llogaritjen tone gjate rruges. Per momentin fiton Thohir dhe nga ana ime jam shume i lumtur per kete.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.