Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

571 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Drejtues me Thohir? Do me pelqente por te shohim. Per scudetton…

Zanetti: “Drejtues me Thohir? Do me pelqente por te shohim. Per scudetton…
Xhorxh Gellci

Javier Zanetti eshte ne Malte, si i ftuar i Inter Club-it lokal. Kapiteni i Interit ka folur me gazetaret sapo ka zbritur, dhe fjalet e plota te kesaj interviste ua sjell inter.al

INTER-ROMA – “Interi po kerkonte te bente lojen e tij por duhet ti behen komplimenta Romes qe ka bere nje ndeshje te madhe. Ne duhet te vazhdojme rrugen tone, ka shume ndeshje. Mendoj se ecja do te jete teper e gjate…”

DEMTIMI – “Mendoj se eshte pjese e profesionit, por me ka ndodhur pothuajse ne fund te karrieres. Ja kam dale te kem shume kujtime te bukura. Tani duhet te mendoj te sherohem sa me shpejt, te kthehem i disponueshem dhe pastaj te shohim nese do te mund te ndihmoj skuadren.”

INTERI PER SCUDETTO – “Eshte shpejt per te folur. Duhet te kemi shume vazhdimesi. Te gjithe shpresojme te arrijme ne muajin e fundit me mundesine per te luftuar. Ka shume skuadra qe luftojne per te njejtin objektiv, por ne shpresojme te jemi aty ne momentin e duhur.”

FONDACIONI PUPI – “Per mua eshte shume i rendesishem, jemi rritur shume ne keto 12 vjet dhe shpresojme ta bejme akoma. Ajo qe me intereson me shume eshte qe femijet te jene mire. Dua qe te kene alternativa pozitive, nje jete me te mire dhe qe te behen njerez te mire.”

RACIZMI – “Mendoj se sporti eshte gjeja me e shendetshme, dhe duhet te vazhdohet puna qe te jete edhe gjeja me e paster.”

LARGIMI NGA FUTBOLLI I LUAJTUR – “Nuk mendoj per momentin, dua vetem te kthehem ne fushe.

DREJTUES ME THOHIR – “Kam thene gjithmone qe do te me pelqente te beja dicka te rendesishme per kete shoqeri qe me ka dhene shume. Te shohim cfare do te ndodhe ne te ardhmen. Por sigurisht, do jap me te miren qe te jem i vlefshem edhe jashte fushe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.