Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

667 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Inter nuk ka cmim. Ndjehem ne shtepi. Shoket me te forte…”

Zanetti: “Inter nuk ka cmim. Ndjehem ne shtepi. Shoket me te forte…”
Xhorxh Gellci

Interi nuk ka cmim“, fjala e kapitenit, Javier Zanetti. I marre nga Banfield ne Argjentine, ne veren e vitit 1995, traktori zikalter nuk e ka hequr me asnjehere fanellen zikalter: “Sezoni i ardhshem do te jete ai me numrin 19“, pranon Pupi, i ftuar ne emision “Peligro, sin codificar” ne televizionin Telefe ne Buenos Aires. “Jane shume vjet, ne 95 kam patur kete mundesi dhe prej atij momenti jam gjetur gjithmone mire. Tek Interi me bejne te ndihem si ne shtepi dhe kjo nuk ka cmim.” Rekorde mbi rekorde per kapitenin, qe ka marre vetem nje karton te kuq ne Itali: “Ka ndodhur ne kampionatin e parafundit (Inter-Udinese 0-1), dhe kartonin e pare te verdhe nuk e meritoja, kurse i dyti ka qene i sakte“. Jane shume lojtaret e medhenj me te cilet ka patur nderin te luaje tek Interi ashtu si tek kombetarja argjentinase, por nese i duhet te zgjedhe: “Them Ronaldo, Roberto Baggio, Zamorano, Ibra, Eto’o dhe Messi.

Kujtimet e Zanettit kthehen edhe tek trofeu i pare i ngritur me fanellen zikalter, aty ku shenoi ‘golin me te rendesishem’ te karrieres te tij zikalter: “Kunder Lazios ne Paris ka qene goli im i pare ne nivel europian dhe ka qene edhe titulli i pare europian i fituar me Interin. Ndersa ne Kombetare mbaj mend ate te shenuarin kunder Anglise. Dihet rendesia e nje goli ne Boteror.

Ndersa kete vit ka treguar emocionet e takimit me Papa Francesco: “Per mua ka qene nje moment unik, i paharrueshem. Nuk e mendoja te takoja nje njeri kaq te ndjeshem. Kemi folur per Fondacionin Pupi dhe per vendin tim te lindjes. Te kem patur provilegjin te flas koke me koke me Papen, per mua ka qene nje emocion i papershkrueshem.” I palodhshem, Zanetti punon per tu rekuperuar sa me pare nga demtimi. Ne studio e pyesin edhe ku jeton ne Itali: “Kam nje shtepi ne Liqenin e Comos. Te afermit e mi? Eshte George Clooney. Jeton shume prane shtepise time. Eshte nje vend qe e kerkojne te gjithe per te pushuar te qete.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.