Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

720 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Lidhja me Interin shkon pertej kontratave. Thohir? Do te flasim. Mourinho…”

Zanetti: “Lidhja me Interin shkon pertej kontratave. Thohir? Do te flasim. Mourinho…”
Xhorxh Gellci

I shoqeruar nga drejtori sportiv Piero Ausilio, kapiteni i Interit Javier Zanetti ka marre Cmimin Special Fair Play 2013 si mirenjohje ndaj karrieres te tij te jashtezakonshme. Ja fjalet e tij: “Falenderoj te gjithe, eshte nje cmim shume i rendesishem per mua. Pavaresisht fitoreve kam ndertuar nje karriere mbi respektin, drejtesine, vlerat qe me ka dhene familja. Te kaloja 20 vjet ne nje nga kampionatet me te veshtire ka qene shume e rendesishme. Do te jem krenar per te gjithe jeten. Pastaj Interi me ka dhene shume dhe do te vesh gjithmone kete fanelle.

SA VJET AKOMA? – “Une jam i sinqerte, objektivi im i pare ishte te kthehesha nga nje demtim i keq, te tregoja qe jam akoma i vlefshem ne fushe dhe gjeja me e rendesishme nuk eshte e ardhmja ime, por ajo e skuadres. Kam menduar gjithmone per te miren e Interit, jam ketu ne dispozicion dhe lidhja me kete klub nuk do te perfundoje kurre, pavaresisht kontrates. Ne fund te sezonit do shohim cfare do te jete me e mire per Interin dhe do mundohem te jem akoma i vlefshem.”

ASNJEHERE NUK KA HUMBUR QETESINE? – “Dikush edhe nese gabon, duhet te mesoje te kerkoje falje dhe une e bej gjithmone sepse besoj qe eshte gjeja me e drejte.”

VETEM INTER – “Gjeja me e rendesishme eshte e ardhmja e kesaj skuadre, jo vetem e imja. Duhet te hyjme ne Europe, te perfundojme mire kampionatin. Pastaj do e shohim situaten, por gjithmone ne te mire te Interit. Nje kontrate nuk do te vendose kurre ne diskutim lidhjen time me kete fanelle, kam nje raport te mire edhe me presidentin e ri, prandaj nuk ngelet gje tjeter vecse te presim qershorin. Nga ana ime ka disponueshmeri per te shkuar perpara.”

MOURINHO – “Me ka kerkuar Mourinho? Kam pergenjeshtruar menjehere, edhe pse kam nje raport te mire me te, por ai e di se sa jam i lidhur me Interin.”

PENALLTI DHE MAZZARRI – “E cuditshme qe nuk kemi marre penallti, shpresojme te kemi me shume fat. Mazzarri? Kam nje marredhenie te mire me te.”

SKUALIFIKIMI JUAN – “Na vjen keq per skualifikimin, ka qene i rendesishem per skuadren deri tani.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.