Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

400 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Adriano, nje nga deshtimet e karrieres time…”

Zanetti: “Adriano, nje nga deshtimet e karrieres time…”
Inter Club Staff

Sot Adriano, nje nga lojtaret me te dashur ne historine e Interit mbush 34 vjec, dhe Inter Club Albania deshiron ta kujtoje Perandorin me disa fjale te Zanettit per te.

“Sapo kishte ardhur tek Interi shenoi ne nje miqesore ndaj Real Madrid nje gol me nje fuqi te paimagjinushme.

Brenda meje thashe: Ky eshte Ronaldo i ri, zoteron gjithcka: Fizik, talent dhe shpejtesi.

Por Adri vinte nga Favelas dhe ajo gje me fuste friken. I kam pare shume mire rreziqet qe gjeneron pasuria tek ata qe ne jeten e tyre nuk kane pasur asgje. Cdo dite ne fund te stervitjes e pyesja: Cfare do te besh sot? Nga do shkosh?”. Kisha frike mos futej ne ndonje telash.

Adriano kishte nje baba qe e mbronte shume dhe dinte si ta fuste ne rrugen e duhur. Por perpara nisjes se nje sezoni, saktesisht tek trofeu Tim ne vere, ndodh e paimagjinueshmja. E moren ne telefon nga Brazili dhe ai mori nje nga ato lajmet qe te ndryshojne jeten pergjithmone: “Adriano, babai vdiq”. E pash teksa u shtri shakull ne toke pasi hodhi telefonin: ulersite dhe qante me denese per humbjen e babait, bertiste me te madhe e thoshte se nuk mund tja dal dot me.

Une dhe Moratti qe nga ajo dite e morem ne kujdesin tone, si nje vella te vogel. Nderkohe luante, shenonte dhe i dedikonte golat babit te tij duke ngritur syte e perlotur dhe duart drejt qiellit. Por nga ajo telefonate e mbrapa nuk ka qene kurre me i njejti. Me Ramiro Cordoba kalonim nete te tera duke i dhene zemer: “A e kupton apo jo? Je nje nderthurje ndermjet Ronaldos dhe Ibrahimovic, mund te behesh edhe me i mire se ta, ke gjithcka qe te tjeret as ne endrra nuk mund ta kene dot.”

Por deshtuam, nuk arritem qe ta nxirnim nga depresioni dhe kjo eshte dicka qe ende me dhemb kur e kujtoj…”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.