Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,226 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Zanetti: “Nese ne fund te vitit do jem mire, do te vazhdoj. Nuk kam qare te shtune, por…”

Zanetti: “Nese ne fund te vitit do jem mire, do te vazhdoj. Nuk kam qare te shtune, por…”
Xhorxh Gellci

Javier Zanetti ka komentuar per mikrofonat e Tyc Sports rifutjen ne fushe kunder Bolognes. inter.al u sjell ne shqip deklaratat e kapitenit: “Jam shume i lumtur per rikthimin ne fushe sepse jam ndjere mire dhe kemba me eshte pergjigjur mire. Ka qene gjithcka shume emocionuese, dashuria e tifozeve: gjithcka ka qene shume e bukur.

ASPAK LOT – “Emocioni ka ngelur i gjithi brenda po ka qene shume i forte. Para se te hyja ne fushe me kane ardhur ne mendje mijera imazhe. Te mendoja per tifozet qe me kane qendruar gjithmone prane me ka bere te lumtur. Deshira ime ishte te luaja te pakten nje ndeshje tjeter para tifozeve te mi.

NE FUSHE –Kane qene gjashte muaj qe punoja shume fort deri sa rikthimi te ishte ashtu si e doja une. Tani po mundohem te gjej formen me te mire.

E ARDHMJA – “Nuk mendoj. Qellimi im eshte te perfundoj kampionatin dhe pastaj do mendoj per te ardhmen. Tani per tani me intereson e tashmja, me interesonte te kthehesha i dobishem. Kur te perfundoje sezoni do te mendoj me qetesi: nese gjithcka do te shkoje mire dhe do te jene kushtet per te vazhduar shume mire, per ndryshe do me pelqente te qendroja i lidhur me klubin si drejtues. Kam nisur tani sezonin e 19 ne nje klub qe me ka dhene shume dhe qellimi im eshte te jem i dobishem sic kam qene deri tani per ta mbajtur Interin lart.”

MOTIVIMI – “Gjithmone me drejtojne pasioni per kete sport dhe te ndjerit mire ne stervitje, se bashku me shoket. Kur te mos jem me ne gjendje te jem i dobishem ne fushe, do me pelqente te punoja ne kete sport nga nje aspekt tjeter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.