Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,753 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Biraghi tek Chievo: Formule e vecante! Interi do te kete mundesine…

ZYRTARE – Biraghi tek Chievo: Formule e vecante! Interi do te kete mundesine…
Inter Club Staff

Biraghi kalon tek Chievo Verona me titull perfundimtar por ka nje klauzole shume te vecante: Ate te kunder blerjes nga ana e Interit. Ja komunikata zyrtare e Chievos per blerjen e lojtarit te ri Italian:

“A.C. ChievoVerona komunikon se ka blere ne nje huazim dy vjecar nga F.C. Internazionale me te drejte blerje ne favor te ChievoVerona dhe me te drejte kunder blejre nga ana e F.C. Internazionale lojtarin Cristiano Biraghi.”

Nderkohe per Chievo TV ka folur edhe Biraghi, lojtari i rritur tek moshat e Interit qe konsiderohet nje talent mjaft i madh:

“Kam dashur qe te vi ketu tek Chievo sepse me pelqen projekti. Eshte nje klub mjaft serioz dhe ekziston nje klime mjaft e qete ku mund te punosh e te rritesh ne qetesi. Deshiroj te vazhdoj ketu rritjen time sportive. Me pelqen te sulmoj gjithmone edhe pse detyra ime e pare do te jete mbrojtja. Vitin e kaluar e kam perballur Chievon dy here me Catanian. Jam shume i lumur qe jam ketu…”

Pra sic eshte shkruar me lart, Chievo ka te drejten e blerjes se Biraghit, por nese skuadra Veroneze e blen ate, Interi ka te drejten e kunder blerjes ne cdo moment. Keshtu qe ne rast shperthimi te tij, Interi e ka ne dore lojtarin dhe te ardhmen e tij. Nje formule mjaft e bukur dhe e perdorur kryesisht nga ekipet e medha ne Spanje, e mesa duket i ka pelqyer edhe Erick Thohir i cili deshiron ta aplikoje dhe ne Itali tek lojtaret e rinj qe do te huazohen…

Biraghi duke pozuar me bluzen e Chievo Verones.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.