ZYRTARE – Caldirola eshte i Werderit. “Per mua Interi…’
Pas Giulio Donatit, i kaluar tek Bayer Leverkusen, Interi shet ne Gjermani nje tjeter nga te rinjte e tij. Behet fjale per Luca Caldirola, kapiten i Kombetares Under 21 finaliste ne Europianin e fundit, qe ka firmosur nje kontrate kater vjecare me Werder Bremen. Interi perfiton 2,5 milion. Caldirola, qendermbrojtes 22 vjecar, ka kaluar sezonin e fundit tek Brescia, ne huazim prej janarit (me pare ishte ne Cesena). “Luca eshte nje lojtar shume interesant. Pavaresisht moshes se re, ka edhe shume eksperience.” – ka shpjeguar drejtori sportiv i Werder, Thomas Eichin.
Pas arritjes pasdite ne Bremen, Caldirola ka thene: “Kjo eshte nje mundesi e arte per mua. Kur agjenti me ka treguar per interesimin e Werder, kam thene menjehere se doja te shkoja aty. Klubi ka shume tradite dhe mezi pres te fillij. Jam shume i gezuar qe jam ketu, ka shume lojtare te rinj dhe te integrohem ne grup nuk do jete e veshtire. Idhulli im eshte Alessandro Nesta, enderroj te behem si ai. Interi? Tani nuk shikoj prapa shpine…“