Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 21, 2019

Scroll to top

Top

2,924 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

ZYRTARE – Suning behet sponsor i Interit! Ja detajet…

ZYRTARE – Suning behet sponsor i Interit! Ja detajet…
Inter Club Staff

F.C. Internazionale Milano ka zyrtarizuar sot marreveshjen shume vjecare per te drejtat e emertimit e qe prek qendren sportive ne Appiano Gentile. Ajo do te quhet duke filluar nga sot si Qendra Sportive Suning ne kujtim te Angelo Morattit.

Ne kete marreveshje perfshihet edhe emri i qendres sportive per te rinj e cila njihet nga te gjithe si Interello por nga sot do te quhet “Qendra e Formimit Suning ne kujtim te Giacinto Fachettit.

Ndersa ne kete marreveshje perfshihet edhe bluza zyrtare e stervitjes e skuadres se pare dhe e Primaveres. Aty ne vend te Pirelli do te shkruhet Suning.com, nje nder platformat me te medha e-commerce ne Kine.

Pervec emertimit te dy qendrave sportive, Suning do te kete te drejten qe te reklamoje reklamat publicitare ne Appiano si ne ekranet LED ne konferencat per shtyp. Te tjera mundesi reklamimi do te krijohen ne te ardhmen ne baze te sukseseve dhe arredimit te strukturave. Gjithashtu, Suning.com do te reklamohet edhe ne reklamat gjate ndeshjeve ne Meazza perreth fushes, ne tunel dhe ne ekranet e medhenj te stadiumit. Blerja e ketyre te drejtave do i lejoje Suning qe te behet nje nga platformat me te medha ne bote te E-Commerce dhe do i jape nje vlere strategjike investimit pertej kufijve kinez.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.