Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,396 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Jonathan: “Mazzarri i inatosur pas pjeses te pare.” Campagnaro: “Ndeshje perfekte, nga Mazzarri, kjo Inter ka…

Jonathan: “Mazzarri i inatosur pas pjeses te pare.” Campagnaro: “Ndeshje perfekte, nga Mazzarri, kjo Inter ka…
Xhorxh Gellci

Edhe Jonathan ka folur ne Inter Channel ne fund te ndeshjes: “Jam shume i lumtur. Mazzarri me ka thene ne stervitje qe kur jam ne duel nje kunder nje duhet te synoj gjithmone te kaloj kundershtarin, sepse keshtu shfrytezohet me mire vendi. Kam pare Palacion qe hynte ne zone dhe me ka pelqyer. Sot gjithe skuadra ka bere shume mire, kur kishim topin luanim shume mire. Por me e rendesishmja ishte te fitonim tre piket. Cfare i kemi Wallace? I kam thene te rrije i qete, te hyje dhe te luaje mire ne debutim. Dhe i kam thene qe Zoti eshte me te. Trajneri ishte i kenaqur ne fund te ndeshjes? Ne pushim ishte i merzitur dhe sipas meje kjo sherben shume. Ne fund ishte i kenaqur, i ka pershendetur te gjithe. Ishte i kenaqur si te gjithe ne.

Ndersa Hugo Campagnaro, nje nga me te miret ne fushe ne cdo ndeshje ka deklaruar: “Kemi bere nje ndeshje shume te mire, sidomos rezultati na jep shume moral. E dinim qe do te gjenim nje stadium plot ketu. Mbrojtja dysha mbi cdo lojtar? E kishim parashikuar gjate javes; organizimi gjate javes eshte shume i rendesishem. Pastaj rezultatet i shikojme gjate ndeshjes. Nje Interi Mazzarrian? Kemi punuar shume gjate pregatitjes verore, ka qene e rendesishme te tretnim mire kerkesat e trajnerit. Sot ishte ndeshja me e rendesishme qe kemi bere, mund te shenonim edhe me shume gola. Por edhe i kemi lene kundershtaret te krojojne raste. Duhet te nisemi nga soliditeti i skuadras. Cfare ka bere diferencen? Ne mundohemi te jemi solide mbrapa per tu rinisur dhe ata qe sulmojne mendojne te godasin. Nuk eshte e thjeshte ti shenosh tre here Catanias, edhe vitin e shkuar ka pesuar pak. Kemi bere nje ndeshje perfekte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.