Corso: “Nainggolan goditje e mire, por me Cellinon eshte e veshtire”.
Ish interist: “Fernando? Nuk me duket dhe aq i forte”.
Per te kompletuar mesfushen e Interit, Mario Corso, ish sulmues i zikalterve, ka nje emer ideal. Dhe e shpjegon ne mikrofonat e IlSussidario.net: “Radja Nainggolan do te ishte me te vertete nje goditje shume e mire ne merkato, por nuk eshte e lehte te bindesh Massimo Cellinon. Duhen me te vertete shume para. Por eshte gjithashtu nje lojtar me vlera te medha teknike. Fernando? Mund te jete nje tratative me e lehte dhe nuk me duket lojtar shume i forte. Persa i perket Wellington, besoj se Walter Mazzarri i ka gjetur lojtaret ne menyre qe te interpretoje ate rol, keshtu qe ngelet nese Interi do te vazhdoje te kerkoje ate lojtar. Varet edhe nga fillimi i ketij sezoni”.