
Premium Sport – Inter, akord me agjentin e Nainggolan: ja shifrat. Lojtari…
Inter e ka shume seriozisht per Radja Nainggolan.
Deri ne ate pike sa, sic thote Premium Sport, tashme eshte gjetur marreveshja personale mes agjentit te lojtarit dhe klubit zikalter.
Palet jane takuar disa here dhe takimi i fundit ka qene ne Reggio Emilia me rastin e finales se kampionatit te Primaverave.
Akoma nuk ka nisur nje tratative e vertete por verdhekuqte kane kuptuar qe belgu do te kerkoj shitjen ne Milano dhe po behet gati qe te marr me pak para sesa do te fitonte nga nje shitje e tij ne Kine.
Idea e Ausilios, qe i ka propozuar ish-lojtarit te Cagliarit nje kontrate 5 vjecare me 5 milione euro neto ne sezon, eshte qe te perfshij ne marreveshje edhe lojtare te rinje duke i kenaqur keshtu kerkesat e Romes.
Keshtu drejtori sportiv zikalter do te shfrytezonte disavantazhin e Romes e cila ashtu si Interi duhet te bej kujdes me bilancin por ne te njejten kohe edhe do te krijonte plusvalenca me lojtaret e rinje zikalter.