Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

955 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Moratti-Thohir: Firma e menjehershme. Manjati…

Moratti-Thohir: Firma e menjehershme. Manjati…
Donald Elmazi

PIka per te mos u rikthyer eshte kaluar me kohe. Tani ka ardhur momenti i firmave. Moratti dhe Thohir, midis dites se sotme dhe te enjtes do te firmosin kontratat qe ne fakt do sanksionojne kalimin e 70% te kuotave te Interit tek manjati indonezian.

Se bashku me manjatin, sic dihet prej kohesh, do te jene, Rosan Roeslani dhe Handy Soetedjo. Qe sot dhe me tej, cdo moment eshte i mire per te vendosur fundin e nje tratative qe ne fund te llogarive ka zgjatur per 8 muaj. Tratative qe pervec te tjerave, ka paralizuar klubin, mbi te gjitha ne merkato, ne kete vere emocionuese.

Nga ana e tij, Thohir, duke treguar sensibilitet te madh, ka ngelur i kenaqur dhe ne te njejtin mendim me Morattin. Pas nje nisje spektakolare, tani ka ndaluar se beri tweet( rrjeti social twitter) dhe eshte zhdukur nga cdo rrjet social dhe Tv. Kjo nuk do te thote qe nuk eshte i interesuar per ceshtjen. Jo e fundit, te shtunen, ishte ulur para tv per te pare ndeshjen kunder Romes dhe te njejten gje ka bere me pare me ndeshjen Cagliari-Inter. Per zbarkimin e Thohir ne Milano duhet te presim fundin e muajit. Dhe ku i dihet se me nje shfaqe teatrale, manjati nga Xhakarta mund te prezantohet ne 29 tetor ne assamblene e ortakeve per te bere me efektiv kalimin e kuotave nga Moratti

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.