Icardi, balle per balle me ultrasit ne garazhin e San Siros: Nje bisedim qe…
Pas dopietes diten e djeshme dhe mungeses se festimit te golit ne fushe, ka ardhur sqarimi me tifozet per Icardi ne garazhin e San Siros.
Sipas asaj qe shkruan edicioni online i Corriere dello Sport, Mauro Icardi ka qene protagonist dje gjate dhe pas ndeshjes ndaj Palermos. Pasi beri qe Meazza te degjonte dy here emrin e tij, lojtari argjentinas ka takuar nje delegacion te ultrasve te Interit ne garazhin e nendheshem te Meazzas per te sqaruar gjerat e paqarta dhe ofendimet e 8 diteve me pare ne Reggio Emilia, kur pas humbjes, Mauro Icardi shkoi tek sektori i tifozeve te Interit per ti dhuruar bluzen dhe me pas u be protagonist i nje zenke me publikun.
Tashme ndermjet Icardit dhe tifozeve duket se eshte kthjelluar situata. Nga goli i ardhshem, Mauro do te rikthehet te festoje, sepse sic e ka thene edhe ai vete, te shenosh eshte gjeja me e bukur ne bote.