Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,392 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Spalletti: “Interi është rritur, sot vetëm duartrokitje. Icardi largohet ne fund sezoni? Varet nga kush…”

Spalletti: “Interi është rritur, sot vetëm duartrokitje. Icardi largohet ne fund sezoni? Varet nga kush…”
Rinor Sopaj

Luciano Spalletti, trajneri i Interit, ka folur për mikrofonët e Premium Sportit pas ndeshjes kundër Udineses.

Ja fjalet e tij:

“Skuadra ka bërë mirë, është stërvitur mirë dhe ka hyrë mirë në fushë. Ka marrë shpejt nën kontroll ndeshjen dhe ka bërë gola, duhet t’i përgëzoj sot.”

“E ardhmja? Piero Ausilio është i vëmendshëm, gjithmonë në gatishmëri, një që këto situata i menaxhon mirë.”

“Ne kemi një detyrë tjetër, që ta përfundojmë mirë këtë sezon. Sipas meje skuadra është rritur në këtë periudhë të fundit, mirëpo duhet ta dëshmojmë vazhdimisht.”

“Sot në pjesën e parë e kemi bërë në përpikmëri, në pjesën e dytë e kemi humbur ndonjë top më shumë që do të thotë kthim prapa në disa mangësi që i kemi pasur më herët.”

“Interi pa Icardin? Varet nga kush do zëvendësohej, por ai është një lojtar i madh, i shkëlqyer. Për detyrat që i bën është njëri prej më të mirëve nga lojtarët që i kam stërvitur unë. Pastaj është e qartë se duhen disa përmirësime nga këndvështrimi i manovrave, mirëpo mund të punohet sepse është i vëmendshëm dhe tashmë po vrehen disa gjëra. Në zonën e gjashtëmbëdhjetëmetërshit është vdekjeprurës.”

“E ardhmja ime? Paraqitjet si kjo e sotmja janë shenja të rëndësishme në atë sesi duhet të duket e ardhmja e Interit. Duhet t’i japim vazhdimësi forcës që e kemi treguar në këtë fund të kampionatit dhe poashtu edhe mentalitetit.”

“Të jesh gjithmonë i njëjti është ajo që e bën diferencën. Në qoftë se luan tek Interi momentet kur bie tensioni dhe cilësia duhet të jenë të paktë, në të kundërtën nuk zvogëlohet diferenca me skuadrat përpara në klasifikim.”

“Pastaj ajo të cilën unë e përdor në favorin tim është se mua më duket se skuadra është rritur. Nuk shkoj të them përralla, sepse kur flet budallallëqe lojtarët nuk të ndjekin më sepse bëhesh qesharak.”

“Në fillim kemi fituar shumë ndeshje, mirëpo ky Interi është rritur shumë kundrejt atij të parit.”

“Sot kemi luajtur një futboll të bukur, i kam dëgjuar duartrokitjet e interistëve dhe tifozët tanë janë ata që i kanë parë lojtarët e fortë dhe që e dinë angazhimin e një skuadre të fortë. Sot kishim një mesfushë cilësorë”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.