1,897 views

Shaqiri, lojtari më kreativ në Seria A.
Xherdan Shaqiri do të thotë kreativitet. Kjo është karakteristika kryesore që tregoi lojtari i përfaqësueses zvicerane me origjinë nga Kosova në ndeshjen kundër Palermos.
Transferimi më i shtrenjtë i skuadrës zikaltër në merkaton e fundit po e bën diferencën në repartin e sulmit, ka arritur të krijoj plot gjashtë raste goli për bashkëlojtarët e tij. Një numër që e vendos të parin në Serie A për këtë fundjavë, ai la pas lojtar si Pogba, Greco, Maccarone dhe Avelar të gjithë me nga katër raste të krijuara.