Veron: “Eshte e vertete, Interi deshiron Carrillon”. Ja cmimi i Estudiantes: Pereira ne mes?
Guido Carrillo, bomber i Estudiantes ka perfunduar ne shenjestren e Interit. Kjo gje eshte zbuluar nga Juan Sebastian Veron, president i klubit nga La Plata.
Veron kete gje e ka treguar ne nje interviste per te perditshmen argjentinase Ole.
Klubi ka fiksuar cmimin e tij: 10 milione dollare, qe i bie dicka me shume se 9 milione euro. Vitin e shkuar mbi lojtarin ishte edhe Borussia Dortmund nderkohe tani skuadrat me te interesuara per te jane River Plate dhe Olympiakos. Klubi grek tashme ka ofruar 7 milione euro plus Franco Jara por pergjigjja e Estudiantes ka qene negative.
Mancini, mesa duket, i ka treguar Veron qe e pelqen shume lojtarin dhe Interi keshtu ka prioritet per Carrillon duke pare raportet e mira ndermjet dy klubeve. Nderkohe zikalterit me Veron kane edhe nje marveshje tjeter: Alvaro Pereira eshte ne huazim tek Estudiantes me detyrim blerje ne rast se Palito do te luaje 40% te ndeshjeve atje.