Transfermarkt – Sa eshte vlera e Lautaro Martinez? Eshte lojtari i dyte me i shtrenjte ne Ameriken Latine
Ne faqet e edicionit online te Fox Sports Brazil gjen hapsire nje klasifikim i vecante qe ve ne liste lojtaret me te shtrenjte te Kupes Libertadores.
Ky klasifikim eshte bazuar tek shifrat e sajtit te specializuar Transfermarkt.
Ne vendin e pare eshte pa dyshim lojtari brazilian Vinicius Junior, sulmues i Flamengo qe prej 2019 do te kaloje tek Real Madrid. Vlera e merkatos se tij eshte tek 20 milione eurot (por lojtar qe ne moshen 16 vjecare eshte shitur tek Real Madrid per 45 milione euro. Jo pak per nje lojtar ne moshe adoleshence).
Ne vendin e dyte, eshte lojtari i sapo blere nga Interi, Lautaro Martinez, i cili e ka vleren ne treg 10 milione euro. Kujtojme qe talenti argjentinas i Racing eshte blere nga Interi per nje shifer qe vertitet tek 28 milione euro.
Ne vendin e trete me te njejten vlere sa ajo e Lautaro Martinez eshte sulmuesi i Vasco de Gama, Pauilnho.
Klasifikimi eshte si me poshte:
Vinícius Júnior – 20 milione euro
Lautaro Martínez – 10 milione euro
Paulinho – 10 milione euro
Lucas Paquetá – 7 milione euro
Maycon – 5 milione euro