Corriere – Rilindja e Interit: ja te gjitha arsyet!
Corriere dello Sport ne faqet e saj sot ka analizuar “rilindjen” e Interit dhe ka nenvizuar disa pika kyce te saj.
Zikalterit kane shkelqyer edhe ndaj Milanit edhe pse mungoi fitorja aq shume e deshiruar.
Por jo vetem mekanizmat e mesfushes dhe sulmit funksionojne, por edhe mbrojtja eshte rikthyer perfekte dhe tashme ka pese ndeshje qe nuk peson asnje gol, gje qe nuk ndodhte prej 13 vitesh.
Sipas Corrieres, celesi i pare eshte Marcelo Brozovic i cili eshte rikthyer ne nje titullar stabel.
Kroati bashke me Gagliardinin po tregohen nje dige e pakalueshme perpara mbrojtjes me njerin qe ben me shume pune te piset me top dhe me tjetrin qe luan me shume me top.
Tjeter celes eshte Cancelo, i cili eshte kthyer ne nje vlere te shtuar ne fazen e mbajtjes se topit.
Por nuk duhet te harrojme as Rafinha, i cili me ne fund eshte ne nivele qe mund te vendosi nje ndeshje edhe i vetem.
Faktore te tjere te rendesishem per kete rilindje te zikalterve, eshte rikthimi i nje forme fizike ne pergjithesi shume me te mire por edhe nje bindje mentale per forcen e skuadres.
Ne fund, gjeja qe permendem ne fillim por edhe me e rendesishemja: rendimenti i mbrojtjes. Ne fakt edhe kur Interi ishte ne krize, ky repart ka qene shume i forte por me nje Inter ne forme, ky repart behet thelbesor duke i lejuar shokeve te skuadres te luajne me qetesi perpara.