Premium – Inter-Cagliari, Spalletti vendos gjithcka: Karamoh nga minuta e pare?
Sot nis java e 33 e Serie A e cila do te luhet e gjitha ne mesjave.
Skuadra qe do te luaje e para eshte pikerisht Interi qe do te perballet me Cagliarin ne Meazza.
Zikalterit do te zbresin ne fushe kunder ishulloreve ne orarin e zakonshem 20:45.
Nje hap fals do te ishte nje vetvrasje per Interin qe kerkon me patjeter nje pjesemarrje ne sezonin e ardhshem ne Champions League.
Pikerisht per kete ndeshje, televizioni me pagese italian, Premium Sport, ka dhene detajet e fundit nga Milano.
Ja cfare transmetojne ata:
“Po shkohet drejt nje rikthimi tek mbrojtja me kater per Interin ne ndeshjen e sotme ndaj Caglirit.”
“Luciano Spalletti duhet te rikthehet keshtu te besoje tek formacioni qe ka luajtur perpara ndeshjes ne Bergamo dhe qe ka luajtur shume mire.”
“Me rikthimin e Marcelo Brozovic dhe me rekuperimin e Antonio Candreves, ka lajme te mira per teknikun e Interit.
“Ne stervitje eshte provuar si titullar Yann Karamoh dhe nuk perjashtohet qe djaloshi i ri francez te luaje nga minuta e pare.”