Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2018

Scroll to top

Top

525 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Lautaro Martinez: “Ja sa i sigurt eshte kalimi i tij tek Interi dhe arsyet qe pranoi! Nese Icardi…”

Agjenti i Lautaro Martinez: “Ja sa i sigurt eshte kalimi i tij tek Interi dhe arsyet qe pranoi! Nese Icardi…”
Inter Club Staff

Interi ka siguruar talentin me te madh te kampionatit argjentinas. Behet fjale per lojtarin e Racing, Lautaro Martinez.

Klubi zikalter ka arritur te djege konkurencen e shume klubeve europian dhe italian, duke siguruar keshtu sherbimet e sulmuesit te talentuar qe nga sezoni i ardhshem do te veshe bluzen zikalter.

Kete gje e ka konfirmuar agjenti i tij, Beto Yaque, per Espacio Acade.

Keto kane qene fjalet e tij:

“Kalimi i Lautaro Martinez tek Interi eshte i mbyllur 90%, mungojne vetem vizitat mjekesore dhe disa detaje te vogla. Me perpara kemi folur me drejtuesit e Cityt dhe klubeve te tjera, por nese do i permend te gjitha do te harroj disa me siguri.”

“Per Lautaron kane kerkuar informacione Fiorentina, Monaco, Atletico Madrid, Borussia Dortmund, Roma dhe Manchester United. Nuk ka asnje shans qe kalimi i Lautaros tek Interi te deshtoje. Ka nje marreveshje per kete. Atletico? Oferta e tyre nuk ishte konkrete.”

Agjenti i Lautaros ka folur edhe per projektin zikalter rreth lojtarit, projekt qe e ka bindur ate te pranoje kalimin tek Interi.

Beto Yqaue vazhdon intervisten e tij:

“E njoh Martinez qe ne moshen 15 vjecare dhe kurre nuk ka rreshtur se rrituri, sot kam mbetur pa fjale kur eshte grumbulluar nga Kombetarja e Argjentines, duket nje enderr.”

“Jemi duke kerkuar momentin e duhur per udhetimin ne Itali te Lautaros, ne menyre qe te mos humbase asnje stervitje. Nuk mendoj se vizitat do te behen kur te udhetoje me Argjentinen. Nuk ka shans qe Lautaro te qendroje ne qershor ne Argjentine, sepse sipas kontrates dhe marreveshjes se nenshkruar, nuk ka asnje shans per kete. Nese Interi do te doje ta huazoje, kjo gje do te vleresohet ne nje moment te dyte.”

“Interi po ben nje sforco ekonomike shume te madhe per te dhe nuk besoj se mund te doje ta lere deri ne dhjetor ketu. Drejtori sportiv dhe Zanetti na kane folur per projektin sportiv qe shikon Lautaron protagonist. Nese Icardi do te largohet, ai do te mare numrin 9. Martinez eshte nje top player dhe Interi nje klub shume i madh per hapin e tij te pare ne Europe. Lautaro do te jete shitja me e shtrenjte e futbollit argjentinas ne histori.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.