Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,442 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Candreva-Inter, jemi. Marrëveshja virtualisht e mbyllur dhe vizitat mjekësore…

Candreva-Inter, jemi. Marrëveshja virtualisht e mbyllur dhe vizitat mjekësore…
Rinor Sopaj

Antonio Candreva virtualisht është një lojtar i Interit. Marrëveshja për shifrën totale është, tani po punohet për bonuset: të negociosh me Lotiton gjithmonë është e vështirë, por klubi zikaltër është i bindur që mund të mbyll gjithcka shumë shpejt dhe tashmë vizitat mjekësore për lojtarin janë caktuar që të mbahen javën e ardhshme, ku do të shqyrtohet edhe lëndimi i tij që e morri gjatë Evropianit. Goditja Candreva sillet rreth 25 milionë eurove, shifër e kërkuar nga presidenti i Lazios dhe tashmë jemi në detaje.

Interi do që pjesës fikse prej 20 milionësh t’ia bashkoj edhe 5 të tjerë si bonus, Lazio në ndërkohë do që pjesën e bonuseve ta zvogëloj ndërsa atë fikse ta rris. Një nga bonuset lidhet me kualifikimin e Interit në Champions për tre vitet e ardhshme. Ausilio do të niset nesër për në Itali ku pritet edhe të jetë fundi i kësaj përpjekje.

(Corriere dello Sport)

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.