Cassano – Belfodil, gjithcka e bere. Ndersa Longo…
Eshte gjithcka praktikisht e mbyllur per arrdhjen e Ishak Belfodil tek Inter. Sic raporton Silvia Vallini nga Sky Sport 24, nje nga drejtuesit e Parmes, Antonino Imborgia, ka konfirmuar qe marreveshja per Ishak Belfodil dhe Antonio Cassano tek Parma do te behet, pavaresisht deshires te Matias Silvestre. Me te ne restorant ishte edhe Samuele Longo, per te cilin eshte folur per nje futje te mundshme ne tratative. Por behej fjale vetem per nje koincindence: nuk eshte folur aspak per kalimin e Longos tek Parma, i cili ishte me agjentin e tij me te cilin ka provuar te qartesoje pozicionin e tij. Inter do e mbante me gjithe qejf, por ai do te luaje dhe keshtu qe ngelen te hapura mundesite per nje huazim, me Catanian qe per momentin gjendet ne avantazh ne kete drejtim. Ndersa pas takimit, sulmuesi eshte drejtuar drejt Pinetines ku ka filluar stervitjen me grupin e te demtuarve.