Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

677 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Corriere – Ju zbulojme mbrojtjen e Interit ne 2017/18: ja si do te rreshtohet prapavija e Spallettit!

Corriere – Ju zbulojme mbrojtjen e Interit ne 2017/18: ja si do te rreshtohet prapavija e Spallettit!
Inter Club Staff

Parashikohet nje vije mbrojtese goxha ndryshe nga i sotshmi tek Interi ne prag te sezonit te ri.

Ashtu si shpjegon ne faqet e saj Corriere dello Sport, tek Interi jane rruges De Vrij dhe Asamoah, ndersa Miranda dhe Lisandro Lopez mund te largohen nga ky Inter.

“Do te rikthehet nga huazimi Vanheusden, i cili mund te beje pune edhe per listen Uefa ne Europe – lexohet ne faqet e gazetes italiane -“.

Image result for vanheusden van inter

“D’Ambrossio, i cili tani perdoret si mbrojtes i krahut te majte (sezonin e ardhshem do i jepen me shume mundesi Dalbert) do te rikthehet keshtu ne krahun e djathte, ndersa Santon eshte me pikepyetje: mund te perdoret per listen Uefa, por eshte totalisht jashte projektit te Interit per sa i perket formacionit. Ai eshte ne skadence kontrate ne fund te sezonit te ardhshem plus deri me tani ka luajtur shume pak por edhe ato here qe ka luajtur ka pasur shume ulje dhe ngritje.”

“Me pas eshte Nagatomo: Galatasaray do e bleje? Mendohet se po.”

“Po Cancelo, do te qendroje? Portugezi ka kualitet dhe konsiderohet qe tani nje TOP PLAYER, por blerja e tij qe kushton 40 milione euro (jo 35 sa perflitet), duhet te behet brenda Majit dhe duhet te kontabilizohet ne bilancin e 2017-18. Te gjithe jane ne pritje te asaj qe do te beje Interi.”

“Zikalterit mund ta mbajne nese arrijne te shesin nje lojtar per nje shume te madhe parash, ose nese arrihet nje marreveshje me Valencian per ta paguar pas dates 1 korrik. E mundeshme? Mbase, rruga duket teper e veshtire por palet do te bisedojne.”

“Nderkohe Asamoah projektohet si mbrojtesi i krahut te majte per Interin e vitit te ardhshem. Te pakten kjo gje filtron nga njerezit ne brendesi te merkatos zikalter.”

Rreshtimi i prapavijes zikalter sezonin e ardhshem mund te jete ky:

Cancelo, De Vrij, Skriniar dhe Asamoah (Dalbert).

Kjo do e bente Interin te kishte nje nga mbrojtjet me te mira ne Serie A. Te pakten ne leter!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.