
Belfodil do te luaje tek Inter. Cfare ngelet per tu bere ne merkato?

Me shkembime ose jo, Ishak Belfodil eshte i Interit. Klubi zikalter ka nje marreveshje totale me agjentet e franko-algjerianit, i cili do te vije me shume siguri ne Milano, edhe nese Silvestre dhe Cassano do duhet te benin zgjedhje te tjera. Ne kete rast, problemi do te ishte per te gjetur elemente te tjere per t’i dhene Parmes.
Cassano ka marre disa dite per te arsyetuar, dhe mbi te gjitha, pret te vleresoje propozimin e Genoas te Preziosi, qe sipas shume mediave nuk eshte dorezuar per ta marre barezin tek Genoa. I ndryshem diskutimi ne lidhje me Silvestre: argjentinasi do te sqaroje raportin e tij me Interin, te flase me Mazzarrin dhe pastaj te vendose cfare do te beje.
Nderkohe, Paulinho duket nje hap larg Tottenham, cka do te bente te deshtonte perfundimisht transferimi i Fredy Guarin tek Spurs. Me qendrimin e kolumbianit, ne mesfushe do te ngelej per tu mbuluar vetem vendi bosh i mesfushorit per ta vendosur midis Kovacic dhe pikerisht, Guarin. Cellino vazhdon te kerkoje jo me pak se 15 milion per Nainggolan, ndersa pistat e tjera duken te ftohura (Behrami, Fernando etj…). Pikepyetja ngelet.
Ngelet per tu sistemuar edhe roli i lojtarit te krahut te djathte. Zuniga eshte nje tratative e komplikuar, Basta qendron si alternative, ndersa per Islan duhet te diskutohet me Juventusin, qe vazhdon te pretendoje 7.5 milion per gjysmen e kartonit. Shume sipas Branca dhe Ausilio, qe duan te ulin cmimin. Kileni deshiron zikalterit, Juventusi nga ana e saj kerkon Bardin, por Moratti e konsideron te pashitshem.
Puzzle (formuesja) po formohet pak nga pak. Interi i ri i Walter Mazzarrit po lind…
Related Posts
Belfodil afer QPR: Parma thote po, ja formula…... 22/01/2014, 17:47 | Inter Club Staff

Guarin: “E dinim qe gjerat do te ndryshonin. Curva Nord? Mardhenie e shkel... 26/02/2015, 21:17 | Inter Club Staff

GdS: Handanovic ngelet ne dyshim. Interi mendon per…... 19/06/2013, 10:15 | Xhorxh Gellci

Ne stervitjen e mbasdites mungojne Belfodil dhe Milito, arsyeja…... 13/07/2013, 19:19 | Xhorxh Gellci
