Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,047 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

FcIn – Di Maria, jemi afër: është arritur marrëveshja, pritet vetëm largimi i Perisic. Pastaj Nainggolan, një qendërmbrojtës dhe…

FcIn – Di Maria, jemi afër: është arritur marrëveshja, pritet vetëm largimi i Perisic. Pastaj Nainggolan, një qendërmbrojtës dhe…
Rinor Sopaj

Interi i ndaluar në merkato? Po, por vetëm në shikim të parë. Kohëzgjatja është më e madhe, por nga ana e zikaltërve bëjnë me dije që puna e mundimshme do jap rezultate dhe Spallettit do t’i vijnë përforcimet e dëshiruara. Bëhet fjalë për një mbrojtës qendror, një mbrojtës i krahut të majtë, një mesfushor pas Icardit në rreshtimin 4-2-3-1 dhe zëvendësuesi i Perisic, i cili duket se tashmë është rrugës për në Appiano Gentile.

DI MARIA – Lajmi është arritja e marrëveshjes me Di Marian për pagën. El Fideo është bindur nga drejtuesit zikaltër dhe do të arrijë në Milano që të mbulojë hapësirën që do ta lë kroati Perisic. Shifra të cilën zikaltërit do ta përfitojnë nga largimi i kroatit do të investohet menjëherë për sulmuesin argjentinas. Di Maria momentalisht ka pagë prej nëntë milionë eurove për sezon te PSG dhe një kontratë të vlefshme edhe për dy vite. Tek Interi të njëjtën shifër do ta fitojë për tre vite. Asnjë problem me klubin francez, raporte të shkëlqyeshme. Sapo t’i plotësohen kërkesat ekonomike të zikaltërve për Perisic, pastaj do bëhen edhe hapat vendimtarë për Di Marian.

NË PRITJE PËR NAINGGOLAN – Objektivi numër një për mesfushën: Radja Nainggolan. Interi është në pritje të rezultateve nga takimet që do ndodhin në mes të Romës dhe belgut. Në qoftë se do shfaqej mundësia, Ausilio dhe Sabatini kanë marrë aprovimin e shoqërisë kineze që të shkojnë në kryeqytet dhe të kthehen me Ninjan. Për momentin, ky është plani A dhe pikërisht në këtë rol është duke u angazhuar shoqëria zikaltër.

TË TJERA – Skuadra pastaj do të kompletohet me një mbrojtës të krahut të majtë (me shumë mundësi Dalbert) dhe një tjetër mbrojtës qendror i cili do ta shoqëronte Mirandan, sepse Skriniar nuk mendohet që të jetë titullar (të paktën në letër). Mbetet për t’u dëshifruar emri për këtë rol. Mund të bëhet një goditje në fund të merkatos (rezerva e Icardit), gjithmonë në qoftë se nuk do llogaritet tek Ederi.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.