Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,875 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

SKY – Mancini deshiron garanci. Ekip me 22 lojtar: largohen 5, edhe nje ‘big’. Arrijne 4: rolet. Toure…

SKY – Mancini deshiron garanci. Ekip me 22 lojtar: largohen 5, edhe nje ‘big’. Arrijne 4: rolet. Toure…
Bujar Berishaj

Barazimi kunder Parmas ka fshire perfundimisht shpresat europiane te Inter. Shoqeria po punon qe tani per sezonin e ardhshem por edhe ne merkato nuk do te mungojne veshtiresite, si per ‘apelin’ e dobet te nje sezoni pa vitrine kontinentale, si per ceshtje ekonomike:

“Ne intervistat pas ndeshjes se djeshme ne Sky Sport, Mancini ishte i zhgenjyer, trishtuar, dhe i vetedijshem se ky ekip eshte larg nga te qenit ne gjendje per te luftuar per skudeton e sezonit te ardhshem. Ne fakt, tekniku italian ka folur edhe per revolucion ne tregun e transferimeve.

Nje deklarate e forte, e miratuar nga shoqeria qe, sic ka deklaruar Ausilio dje, po programon qe tani sezonin e ardhshem. Nese, qe ne kete pike duket shume e mundshme, nuk vjen kualifikimi ne Europe, Inter mund te pesoj nje reduktim si ne apel ashtu dhe ne mundesite ekonomike. E mundshme qe klubi duhet te vet-financohet ne merkaton e veres, duke u fokusuar ne instalimin e nje ekipi prej 22 lojtareve me futjen edhe te disa te rinjeve. Ne largim e siper jane 4-5 elemente mes skadences se kontrates, perfundim huazimi (Podolski) dhe nje shitje te nje lojtari ‘big’.

Ne hyrje, pervec Murillo (tashme i prenotuar) do te arrijn edhe 4 lojtar: nje mbrojtes, nje lojtar krahu, nje mesfushor dhe nje sulmues. Ne kete pike Yaya Toure mbetet nje objektiv pothuajse i pamundshem, edhe pse shpresa per te arritur tek ai mbetet akoma gjalle. Eshte e qarte qe nuk do te jete i lehte transferimi i tij ne Milano pa kualifikim ne Europe. Tjeter aspekt per tu konsideruar eshte Mancini: trajneri deshiron garanci per te qendruar vertete, edhe pse shoqeria ka perseritur disa here qe eshte ai pika kyce per te ardhmen”, ka shpjeguar Gianluca Di Marzio i Sky nga sajti i tij.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.