Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,061 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Banega, ky shkurtues i kohes dhe hapsires, gjithcka me thjeshtesi. Pikerisht ai qe i mungonte Interit…

Gazzetta – Banega, ky shkurtues i kohes dhe hapsires, gjithcka me thjeshtesi. Pikerisht ai qe i mungonte Interit…
Inter Club Staff

A mund te kete dicka te bukur pas nje humbjeje 6-1? Po, sipas Gazzetta dello Sport, po.

Ajo gje e mire quhet Ever Banega, ose ndryshe ‘shkurtuesi’. “Eshte numri i ri 19 ai qe prek topin e pare me bluzen zikalter pas 16 sekondash loje ndaj Tottenham: eshte nje sponde me gjoks, me kurriz nga porta. Stop dhe pasim, sebashku, me finese. Nuk eshte nje detaj i parendesishem, por nje tregues i qarte klasi. Vlen me shume se nje prezantim zyrtar. Zoterinj, ja tek ju Ever Banega, ndryshe ‘shkurtuesi’ i kohes dhe hapsires.”

Nje super marreveshje kjo e blerjes se argjentinasit me kosto zero, Mancini ka pasur kohe ta studioje dhe ti dhuroje rolin e luajtur tek Sevilla keto dy vjet. Nuk behet fjale per nje regjizor, por nje trekuartist i lire ne fazen sulmuese. Banega niset si trekuartist, shkon perpara per te bere pressing kur topi eshte ne kembet e kundershtareve dhe me pas ta jep mu ne kembe aty ku te duash pasi e mer ne zoterim. Kurre me shume se nje prekje topi kur eshte e panevojshme dhe dy vetem ne raste ekstreme, pasime ne kohen e duhur dhe ne vendin e duhur. Pastaj fillon shperndarja e topave ne distancen e duhur. Me dy sulmues krahu si Perisic dhe Candreva do te gjendet ne habitatin e tij natyral dhe goli i Kroatit dje eshte nje shembull i qarte nga ajo qe duhet te presim nga Interi i ketij sezoni.

Banega sot eshte pikerisht lojtari qe i ka munguar Interit kaq vite, ai i pasimit te fundit te shpejte, pas mbajtje topi te padobishme dhe pa driblime sa per te humbur kohe, e te gjitha keto me nje thjeshtesi te jashtezakonshme. “Ka pasur momente gjate ndeshjes me Tottenham te denja per spektakel. Aspak keq per nje lojtar qe Mancini e ka njohur vetem prej pak ditesh ngha afer. Banega u largua nga Sevilla me 18 Maj pas finales se Europa League, vajti me pushime me 4 korrik pas Kupes se Amerikes te humbur nga argjentina e tij ne finale kunder Kilit, eshte prezantuar ne Pinetina me 19 korrik dhe nga atehere ka punuar me Gregucci. Ever vetem mund te permiresohet sepse ne kete moment eshte nje top player per Interin. Por permiresimi per dike qe shkurton kohen dhe hapsirat, nuk eshte nje problem. Perkundrazi, eshte proces normal.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.