Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,135 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – De Vrij-Lazio, jo rinovimit: Interi eshte ne pole position. Por kujdes nga…

Gazzetta – De Vrij-Lazio, jo rinovimit: Interi eshte ne pole position. Por kujdes nga…
Inter Club Staff

Pas ultimatumit te skaduar zyrtarisht dje nga Lazio per sa i perket rinovimit te De Vrij, tani eshte e pritshmja hapja e nje ankandi per te siguruar sherbimet sportive te qendermbrojtesit hollandez.

Sipas asaj qe shkruan La Gazzetta dello Sport, pavarsisht konkurences se Barcelones, Chelsea, Atletico Madrid dhe Zenit, Interi eshte ne pole position: drejtuesit zikalter kane muaj qe punojne per kete marreveshje, aq shume sa kane arritur nje marreveshje katervjecare prej 4,2 milione eurosh ne sezon plus bonuse.

Ashtu si eshte thene edhe me pare, la Beneamata do duhet qe te duroje mbi te gjitha sulmet e Barcelones qe shume shpejt mund te beje nje oferte e zeza ne te bardhe per lojtarin, por edhe sirenat e Madridit dhe Londres mund te jene goxha tunduese per lojtarin e per te mos harruar as Roberto Mancinin ne Rusi qe do e priste me krahe hapur.

Ajo qe beri te sigurt ndarjen e rrugeve te De Vrij me Lazion ne fund te sezonit ishin deklaratat e drejtorit sportiv te Lazios, Tare, dje, i cili deklaroi: “Rinovimi per De Vrij? Kemi terhequr propozimin tone, ne qershor do te themi lamtumire”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.