
Gazzetta – Inter, ku ka perfunduar Gabriel Barbosa? Futje graduale…

Nje ‘copez’ ndeshje ndaj Bolognes dhe aq: deri me tani, Gabriel Barbosa interist ka qene ky.
Motivet? Ambientimi fiziologjik me nje futboll te ri dhe perfshirja ne nje skuader qe nuk mund ti lejoje vetes eksperimentet per momentin. “Te zhvendosesh pritshmerite e larta mbi te eshte nje gabim qe tranjeri deshiron te evitoje. Kjo eshte arsyeja se pse perfshirja e tij eshte graduale dhe vazhdon pa nje date te caktuar dhe duke mos e entuziasmuar shume djaloshin”, shpjegon Gazzetta dello Sport.
Edhe ne Bergamo nje impenjim eventual i tij do te varet shume se si do te shkoje ndeshja: De Boer nuk mund te rrezikoje. Per ta ndihmuar ai i ka lene afer Joao Mario: “Te dy kane qene teper te afert qe kur kane ardhur dhe lojtari kampion Europe nuk rresht se mbeshteturi djaloshin. Edhe Felipe Melo ne Facebook ka postuar nje foto dhe ka dashur ta motivoje: “Te vazhdojme keshtu biri im!”, ka shkruar Felipe ne postimin e tij, gjithmone sipas te perditshmes italiane.
Related Posts
Sky Sport – Empoli-Inter, Gabigol mund te grumbullohet... 19/09/2016, 21:52 | Bujar Berishaj

Presidenti i Santos: “Gabigol mund te qendroje gjate. Tek kontrata me Inte... 22/03/2018, 22:38 | Inter Club Staff

Familja e Gabigol ne Milano pas Olimpiades, Interi mbeshtetet te ambientimi. Nes... 12/08/2016, 0:22 | Bujar Berishaj

Flet Gabigol: “E ardhmja? Gjithcka në duart e agjentëve dhe prindërve t... 05/08/2016, 11:01 | Rinor Sopaj
