Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,068 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Gazzetta – Interi anti-Milan: Kovacic dhe Guarin…

Gazzetta – Interi anti-Milan: Kovacic dhe Guarin…
Bujar Berishaj

Edicioni i sotem i La Gazzetta dello Sport analizon ne detaje zgjedhjet taktike te Roberto Mancinit per derbyn e te dieles.

Tekniku duhet te le shenjen e pare pas largimit te Mazzarrit, dhe duhet te shfrytezohet lojtaret me te mire qe ka ne dispozicion: Mateo Kovacic, Fredy Guarin dhe Yann M’Vila. Formacioni do te jete i perbere nga kater mbrojtes, nje trekuartist dhe dy sulmues.

Termat dominues: shpejtesi dhe ekzekutim, linja te shtrenguara per te mbyllur hapesirat dhe per te shfrytezuar me te miren nga kundersulmet me pak prekje dhe jo qarkullim topi te ngadalte.

Kovacic me mendjemprehte – Celesi do te jete Kovacic: Mancini synon te shikoj vertikalisht por edhe per te shpetuar nga markimi i nje milanisti. Kovacic duhet te bej shume levizje: te shikoj perpara, te kthehet prapa dhe te ngaterroj medianen dhe te niset me topin ne kembe, por me e rendesishmja do te jete levizja e tij pa top, qe te shmang lojtarin qe e markon dhe per sulmet, sidomos sulmet e Guarin. Me pak fjale, derby do te rrotullohet rreth Mateos: numrat per te bere hapin e kualitetit jane, ligesia taktike dhe e sjelljes duhet te shumefishohen.

M’Vila nis aksionet – Prezenca e Menez para (dhe e nisjes) per M’Vila percakton ndihmen qe francezi duhet te kete: ose nga pyka tjeter apo nga nje ndermjetes qe e ndjek. Teme gjithmone e pranishme nga Mancio, aksioni nga prapa: per te kerkuar linjat e duhura te pasimeve do te jete francezi (ashtu si Toure dhe Vieria), lloje te ndryshme, duke terhequr 3-4 metra, per te filluar qe te kerkoj korsite e duhura qe skuadra te jete e shtrenguar dhe kompakte, Nje skuader masive, qe sherben per te vjedur topin shpejt ne momentin kur humbet. M’Vila duhet te jete i pari per te nderprere topat e gjate dhe te nis ata shpejt.

Sulmet dhe vendosjet – Fundamentale dy hyrjet, Guarin dhe Kuzmanovic: fizik dhe luftarak, duhet te ndihmojne anesoret nese gjenden ne situata 2 kunder 1 por mbi te gjitha per te luftuar dhe te pershtaten: jo per rastesi Mancini mban ne konsiderate deshiren per ”hakmarrje” te Guarin. Nga diskursi i anesoreve: puna e tyre do te jete vendimtare ne 1 kunder 1, te dyte Nagatomo dhe Dodo do te jene me shume per te sulmuar sesa per te mbrojtur, me brazilianin qe duket i prirur per te shkuar me perpara.

Syte tek 9shi fals – Palacio dhe Icardi duhet te shikojne porten dhe te konkretizojne lojen e shokeve, por syte tek variantet: te dy hapen anash per te terhequr linjen e mbrojtjes, keshtu Mateo Kovacic shnderrohet ne nje 9sh flas. Pastaj nje 4-2-3-1 ofensiv: Kuz bashkohet me M’Vila, Icardi kalon ne rolin e sulmuesit te vetem kurse pas tij Palacio, Kovacic dhe Guarin.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.