
Gazzetta – Vecino jashte listes: Ja e verteta e demtimit te tij. Cancelo me lart? Formacioni zikalter…
Sot zikalterit e Luciano Spallettit do te perballen ne darke ne oren 20:45 ndaj Atalantes.
Por Spallettit, pervec mungeses se Brozovic per ceshtje kartonash, duhet te perballet edhe me probleme te tjera per shkak demtimesh.
Nuk ka asgje per te bere: Matias Vecino do te jete jashte per ndeshje ne sotme ne Bergamo.
Mesfushori zikalter dje ishte rikthyer te stervitej me grupin dhe ne fushe pritej qe te zevendesonte Brozovic, por cfare ndodhi me pas?
Kete gje e shpjegon Gazzetta dello Sport e cila shkruan:
“Pas dy seancash me shoket, dje uruguajani ka provuar qe te forcoje veten por pergjigjet ne fushe nuk ishin ato te priturat.”
“Per momentin nuk dihet se kur do te rikthehet ai, duke pare qe ne mesjave Interi ka nje ndeshje tjeter.”
“Kofsha shqeteson dhe tekniku zikalter nuk ka dashur ta rrezikoje.”
“Edhe sepse Matias duke mos qene ne Bergamo mund te vazhdoje rekuperimin me mire.”
Nuk vihet ne dyshim keshtu prezenca e Borja Valero nga minuta e pare bashke me Gagliardinin.
Me pas Gazzetta hipotezon se Santon mund te luaje nga minuta e pare ne mbrojtje, me D’Ambrosion te spostuar ne te djathte dhe Cancelo ne vend te Candreves qe nuk eshte ne gjendje shume te mire.
Ja formacioni i mundshem i zikalterve:
INTER (4-2-3-1):
Ne porte: HANDANOVIC
Mbrojtes i krahut te djathte: D’AMBROSIO
Mbrojtes qendre: MILAN SKRINIAR
Mbrojtes qendre: JOAO MIRANDA
Mbrojtes i majte: DAVIDE SANTON
Mesfushor qendror: ROBERTO GAGLIARDINI
Mesfushor qendror: BORJA VALERO
Trekuartist: RAFINHA
Sulmues i majte: IVAN PERISIC
Sulmjues i djathte: JOAO CANCELO
Sulmues qendre: MAURO ICARDI
INTER (4-2-3-1): Handanovic; D’Ambrosio, Skriniar, Miranda, Santon; Gagliardini, Borja Valero; Cancelo, Rafinha, Perisic; Icardi.