Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

280 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

GdS: “Thohir ka fonde te palimituar! Ofron per gjithe Interin… Moratti po vlereson”

GdS: “Thohir ka fonde te palimituar! Ofron per gjithe Interin… Moratti po vlereson”
Xhorxh Gellci

Ore decizive per te ardhmen e Interit. Moratti po reflekton, Thohir do ta marre gjithe Interin. Gazzetta dello Sport online shpjegon gjithcka: “Massimo Moratti po mendohet. Per here te pare ne 18 vjet presidence, numri 1 zikalter po mendon ne qofte se do e shese krijesen e tij, xhevahirin e familjes, INTERIN. Tratativa per shitjen e nje kuote minorance te klubit tek indonezianet, sidomos tek Erick Thohir, djali i Teddy Thohir (qe eshte koka e nje perandorie industriale prej 25 miliard euro), ka marre nje kthese te rendesishme. Dhe ka pesuar nje pershpejtim. Ne keto dite, manjati indonezian ka treguar deshiren per ta marre te gjithe Interin, duke bere nje propozim midis 250 dhe 300 milion euro. Nje oferte e rendesishme, nga ato qe mund te mos paraqiten me ne jete. Massimo Moratti po vlereson, po reflekton: eshte i bindur per sa i perket seriozitetit te projektit Thohir, qe ka aq shume fonde sa te duken te palimituara. Nje oferte qe Moratti vuan ta pranoje vetem per ceshtje zemre, dhe sepse vendimi per te ndare rrugen e familjes Moratti nga ajo e klubit INTER nuk eshte nga ato qe merren lehte…

Megjithate, presidenti zikalter po e konsideron situaten. Nga indonezianet nuk ka erdhur asnje ultimatum, por keto jane ore te rendesishme. Duhet percaktuar edhe ceshtja ne lidhje me debitet e klubit, edhe ajo shume e rendesishme per tratativat. Tratativa qe po vazhdojne prej kohesh, por tani duket sikur jane ne fund. Per tu vendosur edhe menyra e hyrjes ne shoqeri e aksionereve te rinj. Me nje kuote minorance e destinuar te rritet? Apo menjehere si “padrone” me 80% te aksioneve, qe shume shpejt do te behen 100%? Natyrisht Thohir do te preferonte hipotezen e dyte, ne menyre qe te kete mundesi te komandoje menjehere. Por kjo do te ishte me te vertete e veshtire per Massimo Morattin…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.