Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

571 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Icardi: “Inter kam ndjesi te vecanta. Gati per projektin, une…”

Icardi: “Inter kam ndjesi te vecanta. Gati per projektin, une…”
Xhorxh Gellci

Mauro Dicardi thote gjithcka. Ne blogun e gazetarit Mario de la Santa, sulmuesi argjentinas ka shpjeguar gjithcka ne lidhje me kalimin e tij tek Inter, ne keto dite pushimi ne ishullin e Gran Canaria, ku eshte rritur para se te kalonte tek Barca.

Mauro, tek Sampdoria gjithcka ka shkuar mire.

“Te them te verteten, i jap nje note shume te mire ketij viti. Ishte sezoni im i pare ne Serine A dhe mendoj se gjithcka ka shkuar mire.”

Ne dy vjet, ke kaluar nga nje i ri premtues ne nje nga yjet e futbollit italian. E prisje?

Sinqerisht jo, fare. Nuk besoja se do te shkonte keshtu. Gjerat kane shkuar mire, Ferrara me pare dhe Rossi me vone kane besuar shume tek une, duke me bere te fitoj besim ne fushe.”

Dhe tani je tek Inter: si ndihesh?

“Eh, per te gjithe lojtaret, kur interesohet Interi, ndjenjat jane speciale, eshte nje klub i rendesishem. Jam shume i lumtur dhe i motivuar per projektin e ri.”

Si i kujton vitet e tua tek Barcelona?

“Ne La Masia kam mesuar gjithcka, nje moment shume i rendesishem i formimit tim. Ajo eshte nje nga shkollat e futbollit me te mira ne bote, kam mesuar me te vertet shume.”

Te largoheshe nga Barcelona e shikon si nje levizje te drejte?

“Duke pare cfare ka ndodhur, do te thoja po. Kam menduar shume me babain tim dhe agjentin, kishim nje objektiv dhe e kemi arritur.”

Cfare kujton nga Canarie dhe Vecindario?

“Shume kujtime te bukura dhe shume miq tek Vecindario, nga ai klub kam shkuar te Barca.”

Tani je per disa dite ketu ne Gran Canaria. Cfare lidhje ke me ishullin?

“Ndjehem canarian, edhe pse jam argjentinas. Me pelqen te vij te clodhem ketu, te shoh familjen dhe shoket me te mire.”

Ka qene e veshtire pershtatja me futbollin italian?

“Ne fillim, patjeter qe po. Por per te arritur ne objektiva te medhenj duhet te kalosh shume faza, tani flas shume mire italisht dhe kjo me ndihmon shume.”

Dhe tani mund te enderrosh te luash Boterorin me Argjentinen…

“Eshte nje nga endrrat e mia. Traineri Sabella me ka pare kunder Romes, bera nje gol dhe me tha cfare mendonte per mua. Une do te vazhdoj te punoj fort per te mesuar akoma.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.